Aksident në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi i mjetit vetëdorëzohet në polici (VIDEO)

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi i mjetit vetëdorëzohet në polici (VIDEO)

Vendi i ngjarjes

Fier- Zbardhen e reja të aksidentit të ndodhur në Fier mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, ku Yzedin Arapi, 55 vjeç, banues në Portëz është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Opel”.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit Gelsion Pajo, 20 vjeç, e ka dërguar të aksidentuarin në spital dhe më pas është larguar për në banesën e tij. Më pas i riu është vetëdorëzuar në polici.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

•Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip "Opel" është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/08/2018 09:22

    Dit për dit 10-15 shqiptarë shuhen për motive të ndryshëm....Bravo ore bravo, aq mirë sa s ka ku të vejë, bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium