Aksident në Gjirokastër/ Italiani del nga rruga me makinë bashkë me 3 të rinj nga Tirana

Aksident në Gjirokastër/ Italiani del nga rruga me makinë bashkë me 3  të rinj nga Tirana

Makina e italianit e aksidentuar

Policia ka bërë të ditur se në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ka dalë nga rruga mjeti autoveturë, tip Fiat me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin italian M.P, 20 vjeç, banues në Bari.

Në mjet ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj 19 vjeç të tre banues në Tiranë.

Shetasit u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta, të cilët ndodhen nën kontrollin e mjekëve, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë