POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident në Islandë, turistët britanikë përfundojë poshtë urës

Makina e rrëzuar nga ura në Islandë dhe ndihma mjekësore

ISLANDË- Një aksident ka ndodhur në Islandë rreth orës 9:30 të mëngjesit në të cilin kanë vdekur 3 turisë britanikë, përfshirë dhe një fëmijë. Mjeti tip Toyota Land Cruiser 4×4 u përmbys teksa ishte duke kaluar në një urë në zonën Núpsvötn në Islandën Jugore.

Makina ishte duke transportuar 7 persona, 4 nga të cilët mbetën të plagosur ishin 2 fëmijë rreth moshës 7 dhe 9 vjeç. 4 të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt spitalit të kryeqytetit islandez Reykjavik . Automjeti ka rënë nga ura me lartësi 300 m. Një nga njerëzit të cilët ka shkuar i pari në vendgjarje ka qenë Adolf Erlingsson, një udhëzues guide. 

" Makina ishte një shkatërruar. Kur isha atje katër persona ishin jashtë makinës, njëri prej tyre ishte i vdekur. Më pas pashë se kishte tre persona të bllokuar në makinë." - tha Erlingsson.

 

 

a.k.
Komento