Aksident në Korçë-Kapshticë, furgoni përplas 'Benz'-in, një person në gjendje të rëndë (VIDEO)

KORÇË- Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Plasë.

Një furgon i drejtuar nga Abedin Çeta ka përplasur një mjet tip “Benz” që drejtohej nga J.H., i cili është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit e tjerë të identifikuar si: Bardhyl Muça, Ëngjellushe Muça dhe Myzejet Çepa u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip "Benz" me targa DR 3567F me drejtues shtetasin A.Ç rreth 63 vjeç, banues në Durrës dhe mjeti furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H, 38 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi A.Ç dhe tre pasagjerët në këtë mjet, shtetaset M.Ç, rreth 58 vjeçe, E.M, 67 vjeçe, si edhe B.M, 71 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Ndërsa shtetasit e tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...