Aksident në Mirditë, vdes pasagjerja 54-vjeçare, plagosen dy të tjerë

Aksident në Mirditë, vdes pasagjerja 54-vjeçare, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:50 në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen.

Një automjet tip Benz i drejtuar një një 47-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e vdekur pasagjerja, një 54-vjeçare, e identifikuar si Marie Përlika. Policia bën me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë. Në vendngjarje kanë nisur hetimet për rastin.

Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 11:50, në vendin e quajtur Munaz në Mirditë, shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. 

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet