Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Foto ilustruese

Tre persona janë plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fan, cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut.

Dy automjete njëri tip ‘Mitsubishi’ me targa AA992 HA dhe tjetri tip ‘Benz’ me targa AA187NI janë përplasur me njëri-tjetrin. Një grua dhe një fëmijë që ishin në mjetin tip ‘Benz’ AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në spital.

Në mjetin tjetër tip ‘Mitsubishi’  drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhëtaret e tjerë kanë  dëmtime të lehta. Nga veprimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një  parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë