I pret rrugën, 'Benz'-i përplas për vdekje këmbësorin në Shkodër/VIDEO

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen. Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në vend. 

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip "Benz" me targa SH 6616 D dhe drejtues B. Ç, i cili po lëvizte me shpejtësi. "Shqiptarja.com" ka siguruar edhe pamjet e para nga aksidenti tragjik. 

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit si dhe ka nisur me hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. 


Pamje nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i Policisë:

Shkoder 

Informacion Paraprak

Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Drejtuesi mjetit është shoqeruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit