Aksident në Tropojë, përplasen dy makina, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident në Tropojë, përplasen dy makina, një i vdekur dhe dy të plagosur

Foto ilustruese

TROPOJË-Një person ka humbur jetën nga një aksident ditën e sotme në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë dhe dy të tjerë janë plagosur, mes tyre një fëmijë. Një makinë tip "BMW" me drejtues N.M. banues në Bajram Curri është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues F.D. banues në fshatin Dushaj, i cili udhëtonte me vëllanë dhe dy pasagjer.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen M.D. 64 vjeç, banues në fshatin Dushaj, vëllai i drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip "Benz" F.D. rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H. rreth 7 vjeç.

Drejtuesi i mjetit tip "BMW", është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet

Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet