Aksident në Gramsh, del nga rruga autobusi i punëtorëve / VIDEO

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Gramsh-Moglicë në vendin e quajtur Kthesa e Bresnikut.

Mjeti tip Rover është përplasur me një autobus që trasportonte punëtorët e hecit të Moglicës. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur dëme në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Bersnikut”. Automjet tip Rover me targë AA 830 JH është përplasur me autobuzin me targë AA 831 OF i cili po transportonte punëtorët e HEC Moglicë.

Si pasojë e kësaj përplasje punëtorët kanë përjetuar panik dhe frikë, por pa lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen