POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident tragjik në Kaliforni, shuhet çifti i ri, prisnin fëmijën e parë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni ku në një aksident automobilistik humbën tragjikisht jetën një çift i ri, që ishte në pritje të fëmijës së parë.

Çifti që mbetën të vdekur në aksidentin të ndodhur në Moreno Valley janë: Airyana Luna, 20 vjeç, e cila priste të bëhej nënë në Tetor dhe i fejuari i saj Valentino Miguel Ramos, 21 vjeç.

Gjatë aksidentit tre makina u përfshinë, ku një prej automjeteve humbi kontrollin dhe më pas u përplas me mbrojtëset anësore të autostradës përpara se të kthehej përmbys.

Bëhet e ditur se gjithashtu gjatë aksidentit ka humbën jetën shoferi i automjetit, 21-vjeçari Polo Najera Perez dhe një tjetër pasagjer.

Mirëpo të katër viktimat ishin nga i njëjti vend në San Bernardino.

Ishte kaq e lumtur për beben. Ishte vajzë e mrekullueshme, e ëmbël dhe tejet e dashuruar me Valentinon. 

 Ka folur tezja e 20-vjeçares Luna pas tragjedisë.

Sipas autoriteteve policore deklaruan se po vijojnë kërkimet për dy drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident. Dyshimet janë ngritur se shkak për aksidentin mund të jetë bërë një prej drejtuesve, i cili ishte nën efektin e alkoolit.

a.de.
Komento