Aksidentet rrugore, ISHP
këshillon drejtuesit

Aksidentet rrugore, ISHP<br />këshillon drejtuesit
Numri i viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore sa vjen e rritet. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar rreth 1500 aksidente me pasojë afro 200 viktima dhe rreth 175 të plagosur. Pikërisht për këtë arsye ISHP ka bërë gati një udhëzues për të gjithë ata që udhëtojnë në verë, në mënyrë që të ruajnë jetën e tyre.
 
Udhëzimi
Qëllimi jonë është të afrojmë disa rekomandime për të përmirësuar lëvizjet në trafik, duke synuar përqasje sa më të mirë të sjelljeve me rregullat e përcaktuara.

Kufijtë e lejuar të shpejtësisë duhen respektuar me rigorozitet të lartë. Përshtateni shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në varësi jo vetëm të rrugës, të kushteve klimaterike, por edhe të shikueshmërisë.

Drejtimi i mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara mbetet shkelje kryesore si burim për aksidentet automobilistike. Ato zënë afro 30 % të aksidenteve me pasoja të ndryshme. Këto
aksidentet shkaktohen kryesisht nga drejtues mjeti me moshë të re, ku shfaqet kryesisht pakujdesia në formën e vetëbesimit të tepruar.

Sipas ekspertëve kur rritet shpejtësia nga 50 km/orë të lejuara në 80 km/orë është rreziku tetë herë më i lartë për t’u përfshirë në një aksident ku mund të vras një kalimtar në rrugë. E kundërta kur e ulim shpejtësinë vetëm 1 % numri i aksidenteve mund të zbresë me 2-3%. Ju kujtojmë se për tejkalim shpejtësie ju mund të gjobiteni, (neni 139 i kodit rrugore),
500-2000 lekë, sanksioni plotësues, 10 deri 40 mijë lekë. Kufizimet e shpejtësisë, gjobë 500-200 lekë, ndërsa nga sanksioni plotësues pezullohet leja e drejtimit nga 1-3 muaj.

“Penalizimi” më i madh si rezultat i shpejtësisë është aksidentimi dhe lëndimi i jetës. Si alkoli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të “futur” në një realitet tjetër krejtësisht iluziv, euforik dhe të rremë, për këtë shkak nuk do jeni në gjëndje të kontrolloni mjetin tuaj dhe mund të aksidentoni vehten e të tjerët. Të dhëna shkencore, kanë treguar se përdorimi i alkolit edhe në doza të vogla ndikon në reagimin e funksioneve psikike e fiziologjike në organizmin e njeriut.

Për shkak të alkolit rritet koha e reagimit; drejtuesi i mjetit reflekton përfytyrime të gabuara të pozicionit, vendndodhjes së mjeteve e përdoruesve të rrugës, kafshëve dhe të mjeteve të
tjera që lëvizin. E thënë më ndryshe, kjo mungesë vëmendje dhe reagimi kohor me bazë përdorimin e alkolit mund të sjellë aksidente dhe ngjarje të rënda me pasoja fatale për jetën e
njerëzve.

Edhe në këtë rast ju kujtojmë nenin 184 të kodit rrugor të RSH;

Zbatoni rregullat e sinjalizimit pamor

Gjatë lëvizjes bëni kujdes mos e verboni asnjëherë drejtuesin e mjetit që parakalon apo që ju vjen përballë. Mund ta dëmtoni atë por edhe vehten tuaj, ndaj duke treguar kujdes kundrejt bashkudhëtarëve në rrugë mbroni edhe jetën tuaj pasi shmangen shumë rreziqe. Neni 150, 151, “sinjalizimi pamor dhe ndriçimi i mjetit”. Sanksioni ligjore nga 500 deri në 2000 lekë. Tregoni kujdes maksimal gjatë kryerjes së parakalimit të mjetit.
Aksidentet me shkallë të lartë fataliteti ndodhin për shkak
të parakalimeve të gabuara.
 
 
Rripi anash
Shofer nën ndikimin e alkolit
 
Gjobat
Sanksioni në gjobë shkon nga 2500 – 10000 lekë. Ndërsa sanksioni plotësues: pezullim i lejës së drejtimit 1 vit ndërsa kur këto veprime përsëriten edhe me 2 vjet, kohë pezullimi. Aksidentet për shkak të përdorimit të alkolit jo vetëm në botë por edhe tek ne kanë një përqindje që duhet konsideruar.
 
Alkooli
Evitoni përdorimin e alkoolit dhe substancave të tjera narkotike. Në shumicën e rasteve prej gabimeve të drejtuesve të mjetit
nuk janë dëmtuar vetëm këta të fundit por edhe të tjerë,
bashkudhëtarë apo kalimtarë të rastit. Prandaj që në lëvizjen e parë duhet të siguroheni. Në dukje veprime të vogla por që shmangin dëmtime që mund të jenë fatale për jetën tuaj.
 
Rripi i sigurimit
Mosvendosja e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve
dhe personave të tjerë që bashkudhëtojnë është burim i lartë
rreziku.
 
Ndëshkimi
Megjithëse statistikat e deri tashme nuk na japin shifra të sakta se në çfarë shkalle është dëmtimi nga mos përdorimi i
rripit të sigurisë mjafton të shohësh treguesit e gjobitjes për
drejtim pa masa mbrojtëse, të kuptosh se çfarë ndikim ka kjo
shkelje në fatalitetin e aksidenteve të ndodhura. Për një vit
(vitin 2008) janë vendosur 13.740 gjoba ndaj atyre që janë
gjetur pa masa mbrojtëse gjatë qarkullimit në rrugë. Për shkelje të ligjit neni 169 ka sanksione që shkojnë nga 250 deri në 1000 lekë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë