Aksidenti tragjik në Kroaci i merr jetën boksierit shqiptar/EMRI

Aksidenti tragjik në Kroaci i merr jetën boksierit shqiptar/EMRI

Boksieri shqiptar që humbi jetën Valentin Kajtazi

Boksieri shqiptar Valentin Kajtazi ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate. Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, ekipi kroat i Šibenikut, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

"Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur", tha Joško Sunara, trajner i Šibenikut, KBK Petar Krešimir.

Aksidenti ndodhi në mesantë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!