Aksidentohet autobusi me 50 turistë në Vlorë, fatmirësisht nuk ka të lënduar (FOTO+VIDEO)

VLORË- Një autobus me 50 turistë çekë është përplasur me anësoret e rrugës Llogara-Vlorë.

Autobusi po zbriste qafën e Llogarasë për të vazhduar rrugën për në Dukat. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Pas përplasjes, turistët kanë dalë nga autobusi duke u munduar ta kthejnë atë në rrugë për të vazhduar sërish udhëtimin e tyre.

Autobusi i aksidentuar në Vlorë

Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat që kanë çuar në ndodhjen e aksidentit, i cili mund të ishte fatal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale