Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, në makinë me të edhe kreu i degës së PS-së

Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, në makinë me të edhe kreu i degës së PS-së

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni

Kryebashkiaku i Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni, është përfshirë në një aksident rrugor teksa po kthehej me makinë nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative ‘Ballaban’.

Klement Ndoni mësohet se kur ka humbur kontrollin e makinës, është përplasur me bordura anësore dhe më pas ka dalë nga rruga. Së bashku me të, në automjet kanë qenë dhe dy persona të tjerë: Sandër Seferi dhe Hodian Selmani, ky i fundit kryetar i Partisë Socialiste në Këlcyrë.

Ndonëse ka marrë plagë të rënda në njërin krah, kryebashkiaku Ndoni ndodhet për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën. Dy personat e tjerë raportohen se janë plagosur lehtë. Ata janë dërguar gjatë natës në spitalin rajonal 'Omer Nishani' të Gjirokastrës, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende zyrtarisht, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kercikuq: 27/10/2018 11:25

    Nga fshatar bujk u be Kryetar Bashkie. Pra u be kulak dhe pijanec qe familja e ketij edhe rakine qe bente e shiste per para dhe vete nuk pinin. Konfirmoj qe rruga e Ballabanit eshte asfalt dhe shume cilesore per nje shpejtesi normale por kishte pire ishte bere dru dhe ndodhi. Te shkuara!

    Përgjigju
  • Tutu: 27/10/2018 10:44

    Rruga e Ballabanit eshte asfalt dhe e re nje shofer nekushte normale nuk del dot nga rruga... po keta jane n rrugjo (qylaxhinj extrem ) fshatrash qe vetem te hane e te pine dine deri sa u del per hundesh... bandite katundi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot