Aksidentohet makina e kreut të grupit të PS, Balla: Shyqyr jemi të gjithë mirë

Aksidentohet makina e kreut të grupit të PS, Balla: Shyqyr jemi të gjithë mirë

Taulant Balla

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme, teksa po udhëtonte në drejtim të Shkodrës. Por fatmirësisht nga aksidenti asnjë nga personat që ndodhej në makinë me Ballën nuk është lënduar. Lajmin e njoftoi fillimisht vetë Balla përmes një statusi në rrjetet sociale ku shprehej se ‘shyqyr jemi të gjithë mirë’.

 

Taulant Balla në mbledhjen e Asamblesë së PS pas aksidentit

“Rrugës për në Shkodër “E gjithë vëmendja për njerëzit” makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”, shkruan Balla duke ‘thumbuar’ në fund Berishën. Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja thekson se aksidenti është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa nuk ka të lënduar.

Pavarësisht aksidentit, Balla ka vijuar axhendën e takimeve në Shkodër, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ndërsa më pas ka udhëtuar në drejtim të Vaut të Dejës.

 

Postimi i Taulant Ballës në twitter

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 23/09/2018 20:00

    Kurs se they qafen nje Hale me pak

    Përgjigju
  • Shqipetari: 22/09/2018 17:32

    OI ashtuquajturi Alban mos u mer me fatkeqesite e njerezve me udhetim ne makine dhe ndoshta nuk jane fajtor ne drejtimin e makines dhe ti e komenton ne aspektin politik Per mekate qe gjoja i kane bere popullit keqe do ta pesoni ? Pse ? te pyes une ata ndoshta jane njerez qe mund te meren me politike po nuk na kane sjelle deme popullit Neser mund te pesosh edhe ti me familjen tende Aksident me makine me robt e shpise ( nuk deshiroj tju ndolle ) e une komentuesi pa ditur gje do shkruaj Keshtu e pesofshi keq e me keq per cfare i keni bo ketij populli Jo Alban mos u mer me shkrime te tilla

    Përgjigju
  • Albani: 21/09/2018 20:24

    Jeni ne mekat me popullin e mjer! Keqe do ta pesoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare

Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare