POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksidentoi për vdekje italianin, rrëfehet 24-vjeçarja shqiptare: U përpoq të më përdhunonte

E reja shqiptare 24-vjecare, Aurela Perhati e cila u arrestua këtë të premte nga policia italiane me akuzën e vrasjes së 53-vjeçarit Italian, Massimo Garrita, ka dhënë së fundi dëshminë e saj ku tregon se gjithçka ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte.

Sipas mediave italiane, bëhet e ditur  se gjatë mbrëmjes së të mërkurës shqiptarja është marrë në pyetje për rreth 6 orë ku Perhati ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes.

Duke e konsideruar një histori tragjike dhe fatkeqe, mësohet se avokati Luca Amerio, ka raportuar versionin e rrëfyer prej 24 vjeçares shqiptare. Bëhet e ditur se 24-vjeçarja shqiptare ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori ka pranuar ta shoqërojë me makinë.

Ajo ka rrëfyer se nuk ka patur qëllim ta shtypë, por është përfshirë nga paniku, kur ai uli pantallonat dhe tentoi ta përdhunonte, duke e tërhequr për ta zbritur nga makina në një zone pa lëvizje.

“Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka thene ajo, duke shtuar se as kishte nder mend ta vriste, por vetem te largohej sa me shpejt prej tij.

Prokurori i çështjes është deklaruar se “motivi i dhunës seksuale është për t’u marrë në konsideratë, por e gjithë alibia e ngitur mbetet ende për t’u verifikuar".

Sipas mediave lokale italiane avokati i saj mbrojtës Luca Amerio është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat".

Shqiptarja,  Aurela Perhati banuese prej dy vitesh në komunën e Ovadas në Itali, aktualisht ndodhte në burg. Ajo aksidentoi për vdekje pasditen e 31 dhjetorititalianin Massimo Garitta, 53 vjeç i cili prej vitesh banonte në tënjëjtën zonë.

b.xh./fl.mi.
Komento