POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksion anti-kanabis në Krujë, asgjësohen 643 bimë narkotike

Komisariati i policisë në Krujë

Gjatë një aksioni anti-kanabis të zhvilluar në rrethin e Krujës, janë asgjësuar 643 bimë narkotike të llojit kanabis sativa të fshehura në zona të pyllëzuara. Nga organet përkatëse ende po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Më datë 09.07.2018, nga kontrolli i ushtruar në territore të pyllëzuara, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 643 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.


Makinat e policisë

ke.mu./f.g.
Komento