VIDEO/Aksion blic në Tiranë, furnizonte shkollat me kanabis, arrestohet autori (EMRI)

TIRANE-Policia ka vendosur në pranga një person dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, kanabis pranë shkollave në kryeqytet. I arrestuari është Leonard Doka 22 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë, M. B. 21 vjeç.

Nga operacioni u sekuestruan në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

Policia deklaron se për Leonard Dokën  kishte informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”) dhe në momentin që është konstatuar së bashku me 21 vjeçarin me inicialet M. B. iu ushtrua kontroll dhe iu gjet droga.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa” gjatë kontrollit të ushtruar 24-vjeçarit me inicialet A. B. iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.

Dozat e kanabisit që u sekuestruan nga policia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh