POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksion blic në Vlorë, zbulohet drogë dhe armë, shoqërohet një person (VIDEO-FOTO)

Pamjet nga zona ku po zhvillohet operacioni ne Vlore

VLORE-Policia e qytetit bregdetar zhvilloi mëngjesin e sotëm një aksion në lagjen Partizani pranë spitalit. Nga të dhënat e para të Report Tv mësohet se gjatë kontrollit të banesave është gjetur armë dhe drogë, ndërsa një person është shoqëruar. 
Burime nga policia e Vlorës kanë saktësuar se në një banesë tre katëshe janë sekuestruar 50 kg kanabis. Në javët e fundit policia e shtetit ka zhvilluar disa aksione për drogë, armë dhe persona në kërkim në disa qytete nga Shkodra, Elbasani, Kruja dhe së fundmi në Vlorë dhe Divjakë.

Zona ku po zhvillohet operacioni ne Vlore

d.ba.
Komento

Komente

  • Aksioni=: 14/09/2018 15:39

    Nje pike uje ne shkretetiren e krimit

    Përgjigju
    • Mirditor: 14/09/2018 16:04

      TË DUKET E KOLLAJSHME PUNA E TJETRIT, NË QOFT SE NJERZIT JAN TE GJITH HORRA QA DO BËJA POLICIA,PROKORORIA,GJYKATA MA TPARA SHQIPTARET JAN GATI TE GJITH TE KRIMINALIZUAR I MADH E I VOGEL.