Aksioni i AKU në Lezhë/ Sekuestrohet peshk, mish dhie dhe derri jashtë standarteve ushqimore

Aksioni i AKU në Lezhë/ Sekuestrohet peshk, mish dhie dhe derri jashtë standarteve ushqimore

Peshku i sekuestruar gjatë aksionit të AKU në Lezhë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet për të parandaluar shitjen e produkteve që nuk plotësojnë standartet ushqimore. AKU ka zhvilluar një aksion në Lezhë, ku janë konstatuar shumë subjekte që nuk përmbushnin kushtet për të vijuar aktivitetin.

AKU ka gjetur 4 shitës ambulantë të cilët kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore. 2 nga këto raste janë tregtim peshku në rrugë, ku janë sekuestruar në total 129 kilogramë peshk. Gjithashtu, AKU njofton se janë sekuestruar edhe disa kilogramë mish dhie dhe derri.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre. Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Konkretisht, Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje të sigurisë ushqimore.

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili. Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik