Aksioni i forcave 'Shqiponja', arrestohet ‘skifteri’ i bizhuterive në Elbasan

Aksioni i forcave 'Shqiponja', arrestohet ‘skifteri’ i bizhuterive në Elbasan

Foto Ilustruese

Elbasan- Gjatë një aksioni të shërbimve të forcave policore 'Shqiponja' në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrance shtetasi M.J banues në Elbasan pasi gjatë natës kishte vjedhur nje dyqan bizhuterie.

Në cilësinë e provës iu bllokuan 16 bizhu të ndryshme të kushtueshme, një palë dara hekuri që shërbenin për shqyerjen e drynave të qepenave, një sqepar, dy kacavida, një palë pinca, një dalte si dhe 250 mije lekë.

Nga ana e policisë, po punohet për të zbuluar nëse ka pasur raste të tjera vjedhjesh tē kryera nga ky shtetas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA

Jo vetëm Tirana, tre klubet e Superligës me merkaton e bllokuar nga FIFA