Aksioni i RENEA-s/ Haxhi Lika flet nga spitali: Po vishja pantallonat kur u qëllova me plumb në kokë

Aksioni i RENEA-s/ Haxhi Lika flet nga spitali: Po vishja pantallonat kur u qëllova me plumb në kokë

Haxhi Lika, i plagosuri në aksionin e RENEA-s

Tiranë- Haxhi Lika, 77-vjeçari i plagosur një ditë më parë në aksionin e RENEA-s në banesën e tij në Remas të Divjakës flet për herë të parë. Nga shtrati i Spitalit të Traumës, aty ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme, i moshuari thotë se ishte duke veshur pantallonat kur një plumb përshkoi dritaren dhe e prekur në kokë.

“Isha në gjumë, u zgjova nga zhurmat e policisë. Po vishja pantallonat në këmbë drejt dritares kur u qëllova me plumb nga policia”

Haxhi Lika

Ai pranoi se kishte armë në banesë, por një ditë më parë nuk e kishte prekur me dorë, e aq më pak të dilte në dritare duke bërë rezistencë. I moshuari thotë se nuk i njeh personat të cilët kërkoheshin nga RENEA dhe do që ngjarja të zbardhet sa më parë.

“Nuk i njoh ata, dua të di pse më qëlloi policia. Të zbardhet e vërteta”

Haxhi Lika

Të njëjtin version si ai e konfirmuan pak më parë edhe dy djemtë Artani dhe Martini në një intervistë për Report Tv.

Në banesën e tij shkuan sot për vizitë edhe Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi. Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.  

VIDEO/Deputetët e PD në familjen e Haxhi Likës 

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forca të shumta policore dhe RENEA kanë nisur një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve, siç raporton gazetari Arsen Rusta është autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu. Ai së bashku me Orges Bilbilit dyshohet të kenë qëlluar për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifi. Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lusjnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk dihet ende cili është personi tjetër që kërkon RENEA. Burime të Shqiptarja.com dhe Report TV thonë se aksioni është në vazhdim dhe se policia ka rrethur zonën ku dyshohet se fshihen dy të kërkuarit.

Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30, kur forcat e policisë kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy të kërkuarit e policisë. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi Haxhi Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat. Po ashtu bëhet me dije se policia ka shoqëruar edhe dy djemtë e Haxhi Likës, Arben dhe Martin Likën. (Versioni zyrtar i policisë për ngjarjen).

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para që vijnë nga banesa e Haxhi Likës. Në dhomën e banesës së tij ka shenjë gjaku, ndërsa në mure vihen re shenjat e plumbave. Gazetari Dricim Çaka thotë se RENEA ka qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të të moshuarit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si është plagosur 77-vjeçari.

                                               

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale