Aksioni opozitar kundër qeverisë, Basha mbledh aleatët për strategjinë

Aksioni opozitar kundër qeverisë, Basha mbledh aleatët për strategjinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha në orën 12:00 do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu me aleatët opozitarë në parlament. Në takim pritet që të jetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule.

Në qendër të bisedës në mbledhjen e opozitës pritet që të jetë aksioni opozitar pas akuzave për Fatmir Xhafajn. Dje opozita bllokoi parlamentin, ndërsa paralajmëroi protesta duke kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm, pasi e akuzon se mbrojti vëllanë e dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik.

Por Agron Xhafajn u dorëzua në Itali, ndërsa opozita vijon akuzat, pasi dje publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.

Pesë ditë më parë PD-ja publikoi një material audio, në të cilin sipas saj dëgjohej Albert Veliu duke folur me Agron Xhafën për të trafikuar lëndë narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: Më qëlluan se mbrojta palën kundërshtare për prona! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: Më qëlluan se mbrojta palën kundërshtare për prona! Arrestohet autori