Aksioni/ Tatimet bllokojnë resortin e Koço Kokëdhimës në Qeparo: Shkelje të shumta (FOTO)

Aksioni/ Tatimet bllokojnë resortin e Koço Kokëdhimës në Qeparo: Shkelje të shumta (FOTO)

Resorti i Kokëdhimës, buzë detit të Qeparoit, i bllokuar nga Tatimet

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor njofton se ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër  të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.  

Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti i parë që renditet tek lista e e subjekteve të pezulluara i referohet hotelit të ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, në zonën e Qeparoit.

"Strukturat e Hetimit Tatimor, kanë konstatuar se subjekti "Markela Kokëdhima”, me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik", thuhet në njoftimin e Tatimeve.


(Resorti i bllokuar në Qeparo)

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor  Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj.. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë: 

- Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. 

- Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo,  penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. 

- Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH

- Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e  tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Vicidolit: 29/07/2018 22:54

    Koqos vec ua ja kam kall

    Përgjigju
  • Ilo: 29/07/2018 11:16

    Ky legen Koco duhet te kishte perfunduar me kohe ne burg per evazion ,per mosdeklarim punonjesish,per mashtrim me pagat e punonjesve

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/07/2018 09:13

    Ta dërrmojn Kokmidhjen dhe e gjithë pasuria ti konfiskohet!

    Përgjigju
  • Erik: 28/07/2018 07:40

    Ka ardhur koha qe bizneset e plazhit t'i paguajne shtetit detyrimet qe u takojne. Eshte i Koços a i Lulit, te gjithe duhet te leshojne kuponin tatimor.

    Përgjigju
  • Andet: 27/07/2018 21:44

    E meriton ky se ngeli duke lehur

    Përgjigju
  • Beni: 27/07/2018 20:29

    Aksioni i tatimeve duhet te vazhdoje ne Sarande, tek Mango Resort ku nuk sherbehet asgje me fature tatimore...Paguan shezllone 800 leke me fatura bakalli, kafe 150 leke me fature te prodhuar me faqe gazetash...kur ua kerkon faturen tatimore te thone qe nuk na e ndjen fare..

    Përgjigju
  • Korab: 27/07/2018 19:05

    Bravo ju lumtë dora se Koqua boll përfitoj duke shfrytëzuar pa kriter lumenj dhe det dhe pa paguar asnjë taks duhet ti sekuestrohen të gjitha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”