Akti heroik, ja momenti kur Bes Kondi ndihmon kanadezin e përplasur nga terroristi

 Akti heroik, ja momenti kur Bes Kondi ndihmon kanadezin e përplasur nga terroristi

Bes Kondi jep ndihmen e pare ndaj nje te plagosuri

Ky është momenti kur shtetasi shqiptar Bes Kondi, i konsideruar si hero nga mediat kanadeze, i jep ndihmën e parë një personi që ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga furgoni i një terroristi në Toronto.

Kondi ishte personi i parë që u shfaq në kryqëzimin ku nisi akti terrorist dhe i dha ndihmën e parë një burri kanadez të plagosur, përpara se të vinte ambulanca.

Me të mbërritur ambulanca, Kondi e instruktoi këtë të fundit që të asistonte një grua të gjakosur aty pranë që ishte më rëndë, ndërsa vetë vijoi të ndihmonte burrin e plagosur.

Kondi tha sot për Report TV se kishte dalë menjëherë sapo kishte dëgjuar panikun e përhapur në zonë dhe se ai ishte i certifikuar në dhënien e ndihmës së shpejtë.

Ai punon si menaxher i ndërtesës në kryqëzimin ku nisi sulmi terrorist, që shkaktoi 10 viktima.

Në foton në fjalë të siguruar nga Report TV, shihet që Kondi është ulur në gjunjë pranë të lënduarit.  

Akti i të riut i bën të gjithë shqiptarët që të ndihen krenarë duke patur parasysh se në konikat e zeza emigrantët nga vendi ynë shpeshherë paraqiten si protagonistë negativë.

25-vjeçari Alek Minassian është identifikuar si autori i ngjarjes së rëndë një ditë më parë në Toronto, Kanada, kur duke drejtuar një furgon mori përpara një turmë njerëzish, duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Policia tha se i riu nuk rezultonte personazh i njohur, pasi ndaj tij s'ishte regjistruar asnjë procedim në të kaluarën. 

Minassian u arrestua pak minuta pas sulmit të përgjakshëm, pas një përballjeje të tensionuar me policinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 25/04/2018 02:45

    Te lumt mor djal per ndihmen qe dhe te plagosurit por hero do te quheshe kur ta ndaloje kete terrorist armen

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/04/2018 23:07

    Të lumt o vlla !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani