Aktivisti i LRI-së: Studentët po ua përplasin në fytyrë pedagogëve akuzat për korrupsion e ngacmim seksual

Aktivisti i LRI-së: Studentët po ua përplasin në fytyrë pedagogëve akuzat për korrupsion e ngacmim seksual

Studenti Frenkli Prengaj në studion e emisionit Rreze Dielli

E ndërsa protesta e tyre ka arritur në ditën e 10-të, studentët vijojnë të shpalosin problemet e shumta me të cilat përballen universitetet tona. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Frenkli Prengaj student në Fakultetin e Gjeologjisë I cili është aktivist në Forumin Rinor të LSI-së, tha se protesta u ka dhënë guximin studentëve që të akuzojnë hapur pedagogët e tyre.

Shikoni protestën që zgjat prej 10 ditësh, aty kanë dalë studentë dhe kanë artikuluar më saktë se sa po artikulojnë disa deputetë të të gjitha partive. Ne kemi deputetë në parlament që e mbyllin mandatin 4 vjeçar dhe nuk flasin 1 herë të vetme. Ndërkohë ka arritur një frymë që studentët po tregojnë se çfarë problemesh kanë. Mbrëmë në fakultetin e arkitekturës dhe urbanistikës që u bë shembull për nisjen e protestës, po bëhet shembull dhe për diçka tjetër-mos kini frikë të flisni për çfarë padrejtësish ju kanë bërë. Ua kanë përplasur në fytyrë pedagogëve dhe gjithë të tjerëve akuzat për korrupsion, u kanë thënë edhe publikisht edhe akuzat për ngacmim seksual.

Frenkli Prengaj, student, aktivist i forumit rinor LRI

 

Frenkli Prengaj tha gjithashtu se kurrë nuk e ka mohuar që është pjesë e LRI-së dhe se gjendja e studentëve është pasojë të gjitha qeverive që kanë qënë në pushtet këto 28 vjet.

Ne dyfishim të buxhetit për arsimin po kërkojmë, jo 5 % vetëm për arsimin e lartë por për të gjithë arsimin. Ne marrim vetëm 0,46 % nga buxheti i shtetit dhe duam ta bëjmë të paktën 1% për arsimin e lartë. Unë po u them-lëreni një rrugë pashtruar, na jepni ne ato para dhe ne do shtrojmë 100 rrugë pas 10-15 vitesh me dijet që do marrim. Unë jam shfaqur edhe në emisione të tjera dhe kur kam thënë që për 28 vjet studentët çfarë nuk kanë hequr, e kam fjalën për çdo lloj partie politike që ka qënë në pushtet këto 28 vjet. Unë aty kam dalë si student.

Frenkli Prengaj, student, aktivist i forumit rinor LRI

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit