Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë
Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.
Teatri Kombëtar
Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë.
Sepse teatri është i aktorëve, regjizorëve, pedagogëve, skenografëve, dramaturgeve, grimierëve, drejtorit, shefit të llogarisë, kujt të doni, edhe i pensionistëve, ish oficerëve, policëve, gazetarëve, pushtetarëve, por në radhë të parë yni, spektatorëve, pra qytetarëve.
Ne jemi pronarët, ata janë përdoruesit. Por, ata janë artistët, ne adhuruesit e tyre!
Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.
Si do të dalin nesër në skenë si personazhe me karakter, kur të gjithë do ta dinë se në jetën reale ata do të ishin sa qullashë e bythpambuksa,
që nga frika se mos nuk u japin ndonjë rol figuranti
në ndonjë shfaqje ku bëhet gloria e ndonjë nëpunësi hajdut
janë gati ta hanë turpin me bukë!
Të mos mbrojnë e zhvillojnë vlerën që kombi u ka besuar!?
Flas për ndërtesën por edhe për teatrin si art.
Por, në negociata, shekujt e gjuhës shqip të folur, u japin vetëm mandatin e të qenurit dakord për të mos ta prishur atë monument kulture, po aq i vyer sa monumenti Nëna Shqipëri,
dhe nuk kanë asnjë mandat për t'u bërë ballabanë e për të negociuar prishjen me turp të tij
Sepse në këtë rast fantazmat hamletiane nuk do t'u ndahen gjithë jetën.
"Ju më latë të më vrisnin!
Prandaj ju rrita!
Plangprishës"!
Unë jam dakord këtu me të gjitha fjalët që ka thënë dje aktori, regjizori, pedagogu z. Arben Derhemi. E falenderoj! Asnjë fjalë nuk u heq atyre dhe më mirë sesa ai dhe me atë logjikë tonaliteti, nuk do ta kisha bërë dot.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
13.4%
-
Të vogla
68.7%
-
Nuk e di
17.9%
Vota total: 67
Lajme të tjera
-
Artan Fuga: Çfarë është kuptimi i karnavaleve në Shkodër?
26 Shkurt, 18:28
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Një intervistë e dështuar për interesin publik
2 Shkurt, 10:04
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar, 11:52
-
Teatri i Ri, Veliaj: Përfundon për 2 vite, do jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025
22 Janar, 13:51
-
‘Babai i skenës dhe i filmit’, Robert Ndrenika feston 82-vjetorin, kolegët me urime zemre: Artist i papërsëritshëm!
10 Janar, 16:12
-
Mbahet kongresi i dytë studentor në Shqipëri, mes shumë ‘hallesh’, univesitetet po braktisen! Fuga: Duhet politikë e re, studentët akses në vendimmarrje
17 Nëntor 2023, 20:33
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38
-
Në ‘petkat’ e At Zef Pllumit mbi 200 herë! Arben Derhemi: Doja ta interpretoja në Parlament! Në kryeministri, asnjë nga ata! Aulon Naçi: Si e kompozova melodinë
2 Tetor 2023, 16:43
-
VIDEO/ Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë
30 Shtator 2023, 09:31
-
Në pritje të shërimit të Genc Fugës dhe reagimit të instancave për të drejtën e jetës e dinjitetin e artit! 'Leksioni' i solidarizimit nga Arben Derhemi, studentë e artistë të tjerë
31 Korrik 2023, 21:55
-
Mandati i Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, Fuga letër presidentit: Këto ligje po marrin nëpër këmbë institucionet dhe po ndyejnë Kushtetutën
26 Korrik 2023, 12:28