Debati/ Aktorët letër Metës: Nëse nuk ka reagim do uzurpojmë Teatrin Kombëtar

TIRANE-Një përfaqësi e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ishin të pranishëm në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ndërsa deklaruan i kanë dërguar një letër Presidentit dhe kryetarit të Kuvendit duke kërkuar që të anulohet vendimi për prishjen e godinës. Ata paralajmërojnë se nëse deri ditën e premte nuk do të kthehet një përgjigje, do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

I kemi përgatitur një letër drejtuar Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera. Shprehim indinjatën për projektligjin e Ministrisë së Kulturës për të shkatërruar goditën e Teatrit. Projektligji është propozuar pa marrë në konsideratë opinionin tonë. Prezantohet në formën e një kontrate të mbyllur. Parlamenti zhvendoset nga detyra për të hartuar projektligje, kthehet në noter. Vendimi mund të krijojë një kolaps në vend. Nëse deri të premten nuk do të kemi reagim, atëherë do të uzurpojmë godinën e Teatrit Kombëtar, si e vetmja formë që zëri jonë të dëgjohet.

Përfaqësia e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Shumica nuk ishte e pranishme në Komisionin e Medias, ndërsa më pas u realizua dëgjesa me aktorët, pasi ministrja Kumbaro kishte refuzuar ftesën për të raportuar. Aktori i njohur Robert Ndrenika u shpreh se mungesa e shumicës tregon se këtu duhet të fillojë 'lufta’. Ndrenika theksoi se aktorët janë përbuzur dhe braktisur, ndërsa projektin e ri e cilësoi si vjedhje.

Mirë se iu gjetëm. Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni, do të doja të ishte pala tjetër këtu, deputetët e PS. Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por... nuk e kuptoj këtë gjë. Erdha me mendjen që të hyja në debat të arsyetoja me ata, nuk di se cfarë të them. Di t’u them që, PPP në këtë rast me teatrin, është shqeto vjedhje, grabitje dhe për këtë le të analizojnë të tërë, ka 20 vite që ka filluar kjo histori, pa pyetur aktorët. Arbitraritet.

Me keqardhje, por këtu fillon lufta, nuk na dëgjon kush, na përbuzin, na braktisin. Jo vetëm neve, por edhe juve po u poshtërojnë. Kjo është grabitje me veprim. Ka 20 vite kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtetë quhet e shtetit, por është e komunitetit teatror, por të vijë një fusha, male apo kodra, këtu më vete mendja se duan të vjedhin të gjithë. Më falni për tonin, por këto i kam nga mendja dhe nga shpirti.  Gjatë këtyre 20 viteve si nuk u tha njëherë, që teatrin duhet ta bëjë shteti. Privati le të shkojë te Kodra e Priftit që të bëjë një teatër. Edhe shqiptarëve të Maqedonisë ua ka bërë shteti. Ne planin francez, që u paraqit para disa vitesh, nuk ekziston fare teatri, por disa kulla.

Rama nuk të përfill, ka një mendje të tij. Unë kam thënë, ç’thotë Meta. Presidenti më thirri në takim, me kryetarin e Kuvendi po ashtu. Këto janë përpjekjet. Unë nuk mund të shkoj te shtëpia e Metës, ti them më tako me... Mesazh për Ramën? Mua më bie era grabitje. Ai studion e të atit e mori. Jo pronë shtetërore ta marrë fusha atje. Unë nuk mund të shkojë të trokas. Ajo ministresha nja dy herë që i kërkoj takime. Në kemi 20 e ca vite që përdoremi në TV shqiptare. Edhe kur duan të bëjnë ndonjë shaka, këta vendosin fytyrën time, a kam të drejtë të marr ndonjë gjë.

Robert Ndrenika

Opozita shprehu mbështetjen për artistët në kërkesat e tyre, ndërsa kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se po shikohen mundësitë ligjore për të bllokuar projektin për Teatrin e ri Kombëtar. Që pas prezantimit të projektit të ri të Teatrit Kombëtar që synon shembjen dhe ndërtimin mbi atë aktual të një godine të re, një pjesë e artistëve kanë dalë kundër duke paralajmëruar uzurpim. 



Letra e aktorëve drejtuar Presidentit Meta

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kot fare per dite: 13/06/2018 15:02

    Di t’u them që, PPP në këtë rast me teatrin, është shqeto vjedhje, grabitje dhe për këtë le të analizojnë të tërë, ka 20 vite që ka filluar kjo histori, pa pyetur aktorët. Arbitraritet. Keto me siper jane fjalet ez. Ndrenika Cudi per 20 vjet e paska pare me sy vjedhjen dhe rrinte e veshtrinte, apo sigurisht ne kohen e PD rrihej urte se ishte partia jone. TURP ARTISTIT TE NDERUAR.

    Përgjigju
  • Qoqja: 13/06/2018 14:35

    Zoti artist i popullit tim NDRENIKA te shoh shum te revoltuar ne mbrojtje te nje objekti me emrin TEATRI POPULLOR mir ben ke idet tuaja po artist i popullit ste pame fare te alarmuar me 21 janar kur u dogj Tirana dhe u vrane e u plogosen njerez nga arma gjakatare e mes te dites .Ku ishe artisti im i popullit ti me ata mustaqe te thinjura qe su alarmove fare ku u struke apo asht ajo shprehja popullore .LARG BYTHES SIME .Jo artisti popullit tim mendo se e ke kte emer per aktrim ne skene jo ne aktrim politik se aty je me note ZERO ME BISHT artist i popullit tim qe kam kaq vite qe ste shikoj apo te ndigjoj o artist i popullit tim .

    Përgjigju
  • Demokrati: 13/06/2018 13:19

    Je artist por jo politikan .Respekti qe ka populli mos e pershkel me kembe .Mos u vu ne sherbim te antikombetareve .pse i humb vlerat kot .

    Përgjigju
  • Alex: 13/06/2018 12:56

    Per ty aktori Robert Ndrenika kam respekt por si politikan te ve noten 0 kur ishe ti deputet cfare bere ti per keta aktore miqt e tu asqje kurse sot po behesh kokosh . Behuni vet financim e te shikojm si do flisi pastaj

    Përgjigju
  • Fredi: 13/06/2018 11:41

    Mishi tretet kocka mbetet. E humbe ate respekt qe njerezit kishin per ty qe kur u bere vegel e Vokshit, Salianjit dhe Lulit. Do bejem lifte dhe te djegim shqiperine se te thote Luli. Vete nuk ke kellqe se je dtejt fundit. Kush do luftoje? Nxirri te paret femijet dhe jiperit e tu dhe tu vijme nga pas. Le te cije dhe Derhemi me shoket e motrave se beheni shume pastaj. Ne krye vini Stresin qe peoteaton kundra droges.

    Përgjigju
    • dada: 13/06/2018 12:48

      A KA kush ti thote ketij njeriu artiste. teatri eshte prone shteterore, ju jeni vetem te punesuar aty. edhe na anologji. te gjithe punonjesit eMinstrise se finance te thote objekti I ministries eshte I joni. Po jo more zoteri ai tetare nuk ka kushte per mua si publike dhe aty do akterojne artistet e rinje qe do vine.Keta mendoje qe ate objet ta mbajne si labitare Siqerishte regimi I ketyre paraziteve po me ndryshojne opnionin time mbi respektin qe kasha. po mire te na I bejne se gjitmon e kemi pare ne rol jo ne original. dhe per kete nuk gezojne te paketen respektin tim me. Cfare lufte kerkon Nderenika??????????????????

  • dada: 13/06/2018 11:22

    A KA kush ti thote ketij njeriu artiste. teatri eshte prone shteterore, ju jeni vetem te punesuar aty. edhe na anologji. te gjithe punonjesit eMinstrise se finance te thote objekti I ministries eshte I joni. Po jo more zoteri ai tetare nuk ka kushte per mua si publike dhe aty do akterojne artistet e rinje qe do vine.Keta mendoje qe ate objet ta mbajne si labitare Siqerishte regimi I ketyre paraziteve po me ndryshojne opnionin time mbi respektin qe kasha. po mire te na I bejne se gjitmon e kemi pare ne rol jo ne original. dhe per kete nuk gezojne te paketen respektin tim me.

    Përgjigju
    • Pjeter: 13/06/2018 13:19

      Me gjithe respektin qe kam per aktoret , artiste ;kane qene njerzit me te priviligjuar te regjimit. Po perse keta nuk u ngriten qofte dhe per nje rilindas ! Po perse nuk protestuan kure u shkatrruan gjithe fabrikat , dhe uzinat , deri teke vreshtarite ? Po i gjithe pipulli qe punoj 50 vjet ne nderimin e tyre u shkaterrun per nje vit ! Po te benit kete do ishit ok . Teatri juaj deshka te ruaj kujtimet tuaja dhe djera dhe pena e rilindaseve dhe pipullit spaska nevoje !

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit