Aktori i “Portokalli” Aleksandër Grami rrëfen si u njoh me mikun e tij më të mirë Dorian Ramaliu

I kemi parë shpesh me njëri –tjetrin, edhe për faktin se kanë punuar bashkë. Dy aktorët Aleksandër Grami dhe Dorian Ramaliu, prej vitesh janë shumë shokë me njëri-tjetrin. Këtë e ka pohuar vetë Aleksandri i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ai thotë se Dorin e njeh që prej vitit të dytë në Akademinë e Arteve, e që prej atëhere marrëdhënia e tyre është bërë më e fortë.

Dori është shoku im i ngushtë. Unë jetoja në Durrës dhe Dorin e kam njohur në vitin e dytë të akademisë në tiranë dhe që prej asaj dite nuk është ndarë nga jeta ime. Dori herën e parë kur më ka takuar, më ka takuar gabimisht, më ngatërroi me një shok të përbashkët. Erdhi nga mbrapa, më përqafoi, kujtoi se isha ai dhe unë thashë “Po ky kush është”?

Me Dorin rrimë shumë gjatë ditës, para se të njiheshim, përpara “Pa limit”, ishim shokë , por kur u bëmë bashkë në “Pa limit” u lidhëm akoma më shumë. Edhe kur nuk ishim në punë, rrinim pasdite në një kafe tëe lagjja dhe diskutonim për javën. Mundoheshim të krijonim gjëra bashkë, dhe do s’do duke ndenjur gjithë ditën bashkë shoqëria u bë më e madhe.

Aleksandër Grami, aktor

Pas 3 sezonesh në shoë-n argëtues “Pa limit” që prej vitit të kaluar, Aleksandër Grami është pjesë e spektaklit të përjavshëm të humorit “Portokalli”, ndërsa Dorian Ramaliu, moderator i emisionit “Fiks Fare”

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale