AKU aksion në Fier dhe Berat, sekuestrohet 44 kg mish nga kafshë të paregjistruara

AKU aksion në Fier dhe Berat, sekuestrohet 44 kg mish nga kafshë të paregjistruara

Mishi i sekuestruar nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka evidentuar 2 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme dhe nga kafshë, të cilat nuk i ishin nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Pas konstatimit, AKU ka sekuestruar 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji në një thertore në Divjakë dhe 16 kg mish qengji në një restorant në Berat.

Përpos sekuestrimit të mallit, AKU ka marrë masën administrative 200.000 lekë gjobë ndaj dy subjekteve.

Njoftimi i policisë:

Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar 2 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme – pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare).

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:

a. 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin

me aktivitetet tregtim mishi " Arta Zaka"” në Divjakë

b. 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I Kodit penal "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit