Akuza e fortë e deputetit kosovar: EULEX-i bashkëpunoi me 'peshqit e mëdhenj'

Akuza e fortë e deputetit kosovar: EULEX-i bashkëpunoi me 'peshqit e mëdhenj'

Eulex në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhjetë vjet më parë erdhi në Kosovë me zotimin për kapjen e “Peshqve të mëdhenj” të krimit të organizuar e të korrupsionit. Megjithatë, tani kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e këtij misioni “Peshqit e mëdhenj” mbesin të paprekur nga drejtësia, shkruan “Zëri”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se EULEX-i në fillim të mandatit bëri premtime për kapjen e “Peshqve të mëdhenj” të korrupsionit e të krimit të organizuar, mirëpo ky misioni ka bashkëpunuar me “Peshqit e mëdhenj”.

“Kapja e ‘Peshqve të mëdhenj’ si sintagmë bombastike e EULEX-it, në të vërtetë është dëshmuar si një mashtrim tragjik, i cili është keqpërdorur vetëm për të fshehur të kundërtën e saj - bashkëpunimin e EULEX-it me të ashtuquajturit ‘Peshqit e mëdhenj’ në politikë, në ekonomi e në drejtësi. Fatkeqësisht, shembujt që e dëshmojnë këtë nuk janë të paktë”, ka deklaruar Kurteshi për "Zërin".

Sipas tij, puna 10-vjeçare e EULEX-it në Kosovë ka këto rezultate konkrete: “Gjykatë Speciale” dhe rreth 400 mijë lëndë të pazgjidhura gjyqësore në pritje. Madje, sipas Kurteshit edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën jepet vlerësim negativ për EULEX-in.

“Vetë Raporti i Komisionit Evropian, i publikuar në muajin e kaluar, shprehimisht kështu e vlerëson edhe punën e EULEX-it, se: ‘Kosova është në fazë të hershme të zhvillimit të një sistemi gjyqësor funksional, gjyqësori mbetet i cenueshëm nga ndërhyrjet politike.  Administrata e gjyqësorit mbetet e ngadalshme dhe joefikase, kurse në lidhje me korrupsionin Kosova është në fazë të hershme sa i përket luftimit të korrupsionit dhe se korrupsioni është i përhapur dhe mbetet shqetësim serioz’”, ka përfunduar Kurteshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët