Akuza për trafik fëmijësh dhe mashtrim, sherr në studion e 'Pa gjurmë' midis dy ish-bashkëjetuesve (VIDEO)

Asllan Patrioti ka rrëfyer më datë 28 nëntor të këtij viti në studion e "Pa Gjurmë" mënyrën sesi e ka takuar ish-bashkëjetuesen e tij, të cilën e akuzon sot si trafikante fëmijësh. Gruaja me të cilën kishte një marrëdhënie 13-vjecare, është Adriana Hyska. Këtë të premte, ajo është përballur me Asllan Patriotin në studion e emisionit. Konfrontimi i tyre nuk kishte sesi të ishte ndryshe; i tensionuar dhe në disa momente i shoqëruar me ofendime dhe përplasje fizike.

Sipas Asllan Patriotit, gjithcka nisi në momentin që ajo kishte kërkuar punë dhe ai e kishte marrë në zyrën e tij. Patrioti bëri të ditur se fill pasi nisi marrëdhënia e tyre, bashkëshortja e tij sëmuret rëndë dhe ai e merr në shtëpi Adrianën për t'i shërbyer gruas. Ai rrëfeu se i ka propozuar Adrianës që të merrnin një shtëpi me qera, ku edhe do të jetonin bashkë, ndërsa ai do të kthehej çdo mëngjes në shtëpi tek bashkëshortja. Më tej, Asllan Patrioti tregoi edhe momentin se kur kishte filluar të dyshonte për Adrianën.

"Më 20 janar të vitit 2018 më merr në telefon dhe shkon në banesën time. Kur hyn brenda ishte me një fëmijë të vogel në krahë rreth 2-3-javësh dhe më tregon që është i një shoqes. Më pas më pohon se tek ai fëmijë kishte pjesën e saj. Bie telefoni, zbret poshtë Adriana me fëmijën në krahë dhe merr një çantë në të cilën kishte brenda euro. Më duhen tha sepse jam pa shtëpi. Doja që të më tregonte se ku e kishte marrë. Edhe pse ushtrova dhunë, nuk më tregoi. U largova në mars të 2018 sepse kërcënohesha, unë dhe vajza ime. Më thoshin që do të më merrnin peng vajzën me dy fëmijët. Pas kërcënimeve të shumta, vendosa që të largohem nga Shqipëria drejt Holandës", ka rrëfyer Asllan Patrioti më datë 28 nëntor.

"Vajzën ma kërcënojnë dhe edhe sot nuk kam kontakte me vajzën. Ajo e ka pranuar dhe më tha që i kam njerëzit gati për ndërhyrje. Më pas ajo më tregon që ishte në Zvicër dhe e çoj në Polici. Më thanë që nëse shkel në tokë holandeze do ta kapin. Por ajo hyri në Holandë dhe më mori në telefon dhe më tha ishalla vdes që të shpëtojmë nga ty sepse isha në spital unë atëherë. Nga kërcënimet e saj unë do të hidhesha edhe nga ura. Doja që të vetëvritesha. Kur shkova në Lugano vendosa fotot e saj në cdo cep të qytetit dhe policia atje kërkoi që ta arrestonte por ajo ishte larguar. Për mua 60% ajo jeton në Greqi. Edhe mbrëmë më ka ardhur një telefonatë, përmes së cilës më tha se si nuk kisha hequr dorë akoma", ka vijuar ai.

Sot, Adriana Hyska gjendet në studion e "Pa Gjurmë" për të mohuar akuzën e Asllan Patriotit. Duke thënë se më datë 20 janar ka qenë në punë, Adriana u shpreh se punonte pothuajse gjatë gjithë ditës pasi ishte e detyruar të paguante dy qera, atë të dyqanit dhe të shtëpisë, si dhe të përballonte shpenzimet e të ushqyerit. Sipas saj, Patriot Asllani varej ekonomikisht nga ajo dhe madje ai ushtronte edhe dhunë fizike e psikologjike. 

"Ndihem shumë e dhunuar psikologjikisht, e dërrmuar nga këto fyerje ndaj emrit. Është një akuzë shumë e rëndë përkundrejt cdo njeriu. Më datë 20 janar kam qenë në punë për të nxjerrë bukën e gojës, punoja për të paguar dy qera, qeranë e shtëpisë ku jetonim dhe të dyqanit ku punoja, përfshirë këtu shpenzimet për ushqim. E mbaja me bukë atë zotëri, i cili ka qenë me mua në dyqan më datë 20 janar. Unë nuk kam sesi ta vërtetoj sepse nuk e dija që do më vinte një ditë një akuzë e tillë. Unë kam pasur dhunë fizike dhe morale nga kjo lidhje. Nuk ka punuar asnjëherë, shtëpia nuk ishte e tija. Jam larguar dhe jam rikthyer me të përpara tre viteve shkak të kërcënimit, më ka thënë qe do të më zhdukte mua dhe vëllain tim, se do merrte fëmijën e vëllait, prandaj ndihesha e detyruar të rikthehesha me të", rrëfeu Adriana, duke shtuar se gjithcka që është thënë nga Asllan Patrioti është e trilluar dhe e shpikur.

Adriana bëri të ditur se më 4 mars ka ikur përfundimisht nga shtëpia e Patriotit dhe që nga ajo kohë tha se Asllani nuk ka reshtur së kërcënuari atë.  Pas rrëfimit të bërë nga Adriana, në studion e "Pa Gjurmë" mbërriti vet Asllan Patrioti me një dokument në dorë që e cilësoi si një procesverbal nga Hollanda, ku sipas tij, Adriana është e shpallur në kërkim. Por Adriana i cilësoi akuzat e tij edhe si një tentativë për të përfituar azil politik në Holandë. Sipas saj, Asllan Patrioti ka kryer burg më parë dhe prandaj po tenton me cdo kusht që jo vetëm të hakmerret, por edhe për të përfituar azil politik. 

Përballja e tyre u shoqërua dhe nga momente tensioni, ku palët ofenduan dhe shanë njëri tjetrin me fjalë vulgare si "bajgë" apo "plehrë". Pas episodit ku Adriana e revoltuar i gjuajti me një dosje Asllanit dhe e pështyu, ky i fundit vendosi që të largohej nga emisioni. Adriana Hyska insiston në pafajësinë e saj, por tanimë gjithcka do të ngelet në dorë të drejtësisë.

VIDEO/Pjesa e parë e emisionit Pa Gjurmë

VIDEO/Pjesa e dytë e emisionit Pa Gjurmë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit