Akuzat e anglezëve ndaj Sergio Ramos, reagon futbollisti spanjoll

Akuzat e anglezëve ndaj Sergio Ramos, reagon futbollisti spanjoll

Futbollisti Sergio Ramos

Sergio Ramos është kthyer në një nga personat më të urryer në Angli. Futbollisti I Real Madrid dhe kombëtares së Spënjës, fillimisht në finalen e “Champions League” të sezonit të kaluar u akuzua se dëmtoi qëllimisht Salah-n, por si të mos mjaftonte kjo, 33-vjeçari ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një episodi në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Anglisë.

Tifozët anglez pretendojnë se Ramos gjatë ndeshjes ka shkelur me dashje Rahem Sterling, në një kohë që ky i fundit gjendet i shtrirë në fushë. Kaq ka mjaftuar që në adresë të spanjollit të mbërrijnë një lumë komentesh, të cilët vënë në dukje lojën e tij të ashpër të qëllimshme. Jo vetëm kaq, por tifozët në reagimet e tyre kanë kërkuar që UEFA të hapë një hetim ndaj futbollistit.

Episodi i Sergio Ramos
 

Dy ditë pas këtij episodi ka reaguar vetë Sergio Ramos. Spanjolli ka postuar në rrjetin social “twitter” një video ku shihet episodi në fjalë, ndërsa shkruan: “Skam çfarë të them.”

Qartësisht Ramos pretendon se është I pafajshëm, por ky fakt I nxjerrë nga futbollisti me siguri nuk do t’I qetësojë tifozët anglez, të cilët presin që spanjolli të dënohet për veprimet e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fat man: 20/10/2018 07:35

    E kam komentuar edhe here te tjera qe Pepe ish madrilien dhe ky idiot (Ramos) duhen nxjerre me kar-ton te kuq pa filluar loja, ata vetem futboll nuk lozin, jane te pabese dhe demtojne qellimisht kundershtarin me te shquar,..... ne cdo ndeshje. Hetimi ka dash hapur me kohe per kete plehre. Ne kane bythe te shkojne dhe luajne ne Futbollin Amerikan.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2018 17:38

    Eshte i urryer kudo dhe jo vetem ne Angli sepse eshte fundërrinë e perkedhelur e Uefës dhe Platinoviçëve! Bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital