Akuzat e PD për Ballën në PE, Rama nxjerr mesazhin e eurodeputetit: E tmerrshme dhe e padëgjuar, jam pa fjalë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një eurodeputeti të Parlamentit Europian, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në PE, ku PD hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të delegacionit shqiptar, Taulant Balla, për lidhje me trafikantët e drogës dhe kërkoi përjashtimin e tij nga delegacioni. Eurodeputeti, të cilin Rama nuk e identifikon, sipas kryeministrit është mik i Shqipërisë, i cili shkruan se ajo që ka ndodhur dje në PE është e tmerrshme dhe e padëgjuar. “Jam pa fjalë. S‘kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për atë që kishin bërë kolegët shqiptarë“, i është drejtuar ai kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Ramës në Twitter:
Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S'kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata...

PD kërkoi një ditë më parë në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, duke krijuar kështu një situatë të pazakontë përpara eurodeputetëve. Deputeti demokrat, njerëzi nënkryetar i këtij delegacioni, Genc Pollo u shpreh se Balla shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës. Akuzat e Pollos u hodhën poshtë nga kryesuesja e Komitetit, eurodeputetja Monica Macovei, e cila u shpreh se pretendimet e opozitës nuk janë vërtetuar asnjëherë.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i konsideroi të tepërta akuzat e opozitës dhe kërkoi prej tyre që të sillnin prova. Krikat ndaj PD nuk i kurseu as përfaqësuesi i së Djathës Europiane në PE, Eduart Kukan. Ai është shprehur se këto çështje, mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo në atë të Europës. 

Këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në parlamentin shqiptar, jo në parlamentin europian. Keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës”.

Eduard Kukan, eurodeputet, përfaqësues i të djathtës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 05/11/2018 16:09

    edi mos ki meshir per keto plehrat qe e kan korruptuar shqiperin.futi ne burg.dhe ne na ke ne krah..a nuk duket qart qe duan ta fundosin sa me shum shqiperin..po nuk kan pak turp.plehrat e vendit shqiptar..edi rama futi ne burk se i ke te gjitha provat

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/10/2018 17:49

    PD bajga po nuk fitoi zgjedhjet edhe kesaj rradhe, do të duhet pastaj që të ngrihet I gjithë populli dhe të kërkojë SHPERBERJEN E PD-së se 8 vjet, këta mutër rrinë karrigeve e marin rroga te majme panprodhuar asgjë, absolutisht asgjë, madje i bëjnë keq vendit. Imagjinoni të marrin rroga edhe për 4 vite të tjerë, dmth 12 vjet, tre katervjeçarë duke u paguar në të majmur, këta mu t-mu tash!

    Përgjigju
  • Gjirokastriti: 16/10/2018 12:40

    Morpo cfare lloj Jane keta si G Pollo me shoke kaq keq Jane katandisur a e kuptojne se cfare Dem i bejne shqiptarve vetem per kariken qe kerkojne te marin

    Përgjigju
  • Alfons: 16/10/2018 12:31

    Ne parlamentin Europian deputetet u perkasin forcave te ndryshme politike dhe ky zoteria eshte i partise simoter me Shqiptaren normal qe keshtu do flas por dua te degjoj partite e djathta europiane simota me te djathen Shqiptare se po degjojme vetem njeren kembane

    Përgjigju
    • Shqiptar: 16/10/2018 12:45

      Eduard Kukan eshte kryetar i te djathtes Evropiane ne Parlamentin Evropian dhe foli ashper kunder PD-se. Shiko lajmet.

  • Ehuuu: 16/10/2018 12:30

    Na u be dhe ky si saliu digital.

    Përgjigju
  • shoku: 16/10/2018 12:02

    Nje mik nga ato trasfertat qe boni bashk me gjera miliarda

    Përgjigju
  • Donela: 16/10/2018 11:35

    Po ku e njeh turpin ky bastardi i PD-se,keta monstra turperojne vendin se sa per veten e tyre jane te pafytyre e te pacipe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet