PD akuza për ndërtimet tek liqeni, Bashkia: Në atë zonë s'lejohen më punime

PD akuza për ndërtimet tek liqeni, Bashkia: Në atë zonë s'lejohen më punime

Bashkia e Tiranës

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku Erion Veliaj, ka betonizuar Parkun e Liqenit Artificial, ka ardhur edhe reagimi nga zyra e shtypit në Bashkinë Tiranë. Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklaratë për medien ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga PD, duke theksuar se me planin e ri, që prej 1 viti e gjysëm në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Po sipas Bashkisë së Tiranës, sa i përket zonës së Gardës së Republikës, me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit,  kjo ndryshe nga sa parashikonte plani i Bashës, i cili e kishte tërësisht një zonë të zhvillueshme. Pas reagimit të bashkisë, ka ardhur kundërpërgjigjia nga PD, që nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, thotë se Veliaj ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi në 3 vite.

Reagimi i plotë i Bashkisë Tiranë

Partia Demokratike doli përsëri bllof sot kur akuzoi Bashkinë e Tiranës për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e Ri të qytetit. Me sa duket, Partisë Demokratike i është dashur 1 vit e gjysëm nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për zonën e Gardës së Republikës, zonë (TR169) e cila me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit - kjo ndryshe nga plani i Bashës (zona 5-27), i cili e kishte tërësisht të zhvillueshme.

Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha. Këto zona janë:

1. Zona e pishinave dhe e Parkut Olimpik
2. Parkimi privat te fillimi i Digës së Liqenit
3. E gjithë hapësira e pazhvilluar e zonës së Gardës
4. Zona e ish disko Refleksionit
5. Zona e kompleksit të Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjithashtu, në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë liqenit janë pezulluar shtesat në volum. Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Parku i Liqenit të Tiranës është kthyer sot në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos nga fëmijët, pikërisht nga investimet e kryera në këto 3 vjet dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015. Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se koha kur hiqeshin terrene shkollash për të bërë pallate (si rasti i shkollës “Kosova”) ka mbaruar në qershor 2015.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: Tregoju qytetarëve projektin me kulla te Parku i Liqenit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pak më parë në rrjetin social, “Facebook”, ku ka denoncuar mediatikisht kryebashkiakun Erion Veliaj për planifikimin e kullave në ambientet ku ndodhet aktualisht Garda e Republikës.

Pasi Veliaj e mohoi një gjë të tillë,por në një reagim të dytë Zhupa publikon planin që parashikon kulla, të cilat u ndaluan përkohesisht nga protestat e qytetarëve dhe të opozitës. 

Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj bën gjithmonë të kunderten e asaj qe thote.  Ai tha se ne Tirane do te vendoste ndalimin e ndertimeve derisa te shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mije leje ndertimi ne 3 vjet. 

Kryemashtruesin e Tiranes nuk e beson askush, kur thote se tek zona e Gardes tek Liqeni nuk do te ndertohet. Erion Betoni duhet t’u tregoje qytetareve projektin me kulla per hyrjen e Parkut te Liqenit dhe te mos fshihet pas projekteve te nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re. 

Faktet e publikuara nga PD jane te qarte. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë.  Ne zonen e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, te cilat u ndaluan perkohesisht nga protestat e qytetareve dhe te opozites. 

Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranen me kulla.  Ai do te shembe Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla. Do te shkaterroje Liqenin per te ndertuar kulla. Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranes do te shtoje dozen e genjeshtrave. Qytetaret e Tiranes nuk e meritojne nje kryetar qe mashtrimin dhe propaganden ka punen e tij kryesore!

Zëdhënsja e PD, Ina Zhupa

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot