Akuzat e rreme mbi “lajmet e rreme”
po dëmtojnë shtypin e lirë

Akuzat e rreme mbi “lajmet e rreme”<br />po dëmtojnë shtypin e lirë<br>
Kur vendi i senatorit në Alabama u la bosh kur Jeff Sessions u bë Sekretar i Drejtësisë, republikani Roy Moore, karakterizoi Washington Post si “lajme të rreme” pasi gazeta publikoi një hetim tërësor mbi raportet seksuale midis Moore dhe vajzave të shumta adoleshente, njëra prej të cilave 14 vjeç.

 

Sulmet e Moore ndaj kësaj gazete me reputacion, janë pjesë e një modeli më të gjerë të shquar të figurave publike që përdorin etiketën e “lajmit të rremë” për të denoncuar gazetarinë hulumtuese cilësore që zbulon korrupsionin dhe shpërdorimin e pushtetit.

Sulme të tilla përbëjnë një rrezik urgjent dhe sistematik për demokracinë tonë, pasi ato inkurajojnë korrupsionin dhe abuzimin e pushtetit duke minuar raportimin e besueshëm të medias për një sjellje të tillë.

Si një media me cilësi të lartë dhe e respektuar, The Washington Post nuk do të publikonte një histori kaq të diskutueshme pa një hetim tërësor. Artikulli u bazua në intervista të shumta me mbi 30 njerëz që e njihnin Moore-n në kohën kur u kryen takimet seksuale, midis 1977 dhe 1982. Gazetarët ishin të kujdesshëm për të pikturuar një histori të ekuilibruar, duke përfshirë disa fakte negative rreth grave që akuzuan Moore, të tilla si shkurorëzime dhe falimentime.

Ndoshta më e rëndësishme për cilësinë e lartë të raportimit dhe kredibilitetin e gazetës është fakti se një numër udhëheqësish të shquar republikanë po bëjnë thirrje ndaj Moore të tërhiqet nga gara.

Menjëherë pasi The Post botoi historinë e saj, senatori republikan John McCain bëri thirrje që Moore të largohej menjëherë dhe senatori i Montanës, Steve Daines, tërhoqi mbështetjen e tij, ashtu si edhe senatori i Utah-së Mike Lee. Pasi një grua e pestë morri guximin për të akuzuar Moore-n pavarësisht nga historia e The Post, udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tha se Moore “duhet të largohet”, dhe po kështu tha Kryetari i Shtëpisë Paul Ryan.

Nga ana tjetër, republikanë të njohur për bërjen e akuzave të rreme për mediat kryesore si “lajme të rreme” mbrojnë Moore dhe mbështetën sulmin e tij ndaj The Post. Për shembull, ish këshilltari i Donald Trump dhe kreu i Breitbart Stephen Bannon, akuzoi Postin se ishte “thjesht një pjesë e aparatit të Partisë Demokratike” për kryerjen e hetimeve të saj të plota.

Republikanja e njohur e Virxhinias Corey Stewart gjithashtu refuzoi të kritikonte Moore dhe në vend të kësaj sulmoi gazetën. Një numër komentatorësh të Fox News, si Gregg Jarrett, gjithashtu sulmuan Postin.

Për fat të keq, këto sulme ndaj raportimeve hetuese cilësore janë pjesë e një tendence më të gjerë të politikanëve konservatorë anembanë vendit duke adoptuar taktikën e dënimit të medias si “lajme të rreme” kurdo që ka histori të pafavorshme për ta. Si shembull, guvernatori republikan i Kentakit, Matt Bevin, shkroi në Twitter se gazetari Tom Loftus i gazetës më të madhe në Kentaki, “The Courier-Journal”, është “një njeri me të vërtetë i sëmurë” pasi “kontrolloi” rreth sjelljes së Bevin.

Loftus në atë kohë po punonte për një histori rreth asaj se si Bevin u përball me një ankesë etike mbi një akuzë të ryshfetit për blerjen e një shtëpie për rreth një milion dollarë nën çmimin e tregut nga një investitor lokal Neil Ramsey. Me sa duket, pak para se të merrte një zbritje prej 1 milion dollarësh për këtë vilë, Bevin emëroi Ramsey në Bordin e Pensionimit të Kentaktit, i cili mbikëqyr 16 miliardë dollarë investime.

Guvernatori republikan i New Jersey-it Chris Christie përdori një qasje të ngjashme kur u kap duke abuzuar me fuqinë e tij. Ai urdhëroi një numër të plazheve shtetërore në New Jersey të mbyllen më 30 qershor, megjithatë ai përdori një plazh shtetëror të mbyllur në Island Beach State Park për veten dhe familjen e tij më 2 korrik.

Gazetarët e gazetës më të madhe të New Jersey-t, The Star-Ledger, e fotografuan fshehurazi atë dhe familjen e tij duke përdorur plazhin. Kur u pyetën nëse ai ishte në plazh atë ditë, Christie e mohoi atë. Kur u përball me prova fotografike, Christie nuk e pranoi dhe nuk kërkoi falje për gënjeshtrat e tij dhe shpërdorimin e tij të pushtetit në përdorimin e një plazh të mbyllur publik për të mirën e vetes dhe familjes së tij. Ai në vend të kësaj sulmoi Star-Ledger për raportimin e tij.

Pa sulmet ndaj mediave, hetimet e Christie dhe Bevin thjesht do të kishin zbuluar punët e ndyra të korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit. Demokracia jonë do të kishte punuar mirë me votuesit që në mënyrë të përshtatshme do të marrnin informacionin e rëndësishëm nga burime të besueshme, gazetat më të mëdha në Kentaki dhe New Jersey. Me këto akuza, Bevin dhe Christie shpërqendrojnë vëmendjen nga korrupsioni dhe shpërdorimi i pushtetit, dhe në vend të kësaj paraqiten si luftëtarë kundër paragjykimit të supozuar të medias.

Duke vepruar kështu, Moore, Bevin, Christie dhe shumë të tjerë po shtoijnë paragjykimet anti-media të bazës republikane, të ndezur nga sulmet e Trump mbi mediat. Ai ka shprehur krenarinë e tij për emërtimin e objekteve me cilësi të lartë si “CBS, NBC, ABC dhe CNN” si “lajme të rreme”. Tani po korrim vorbullën e politikanëve të kapur me sjellje imorale, abuzive dhe korruptive që përdorin retoriken anti-media të Trump për të mbrojtur veten dhe për të vazhduar angazhimin në aktivitete të tilla.

Tani, kjo nuk do të thotë që demokratët nuk do të provojnë taktika të ngjashme. Për shembull, regjisori i mirënjohur Harvey Weinstein, një donator i mirënjohur dhe influencues në Partinë Demokratike, akuzoi The New York Times për botimin e lajmeve të rreme kur ata zbuluan ngacmimet e tij seksuale. Megjithatë, as baza Demokratike as demokratët e shquar nuk e besuan këtë akuzë, dhe Weinstein u hoq shpejt nga rolet e tij kryesore.

Në të kundërt, popullariteti i Bevin në sondazhe u ngjit në Kentaki, një shtet konservator, në të njëjtën kohë kur po bënte akuzat e tij. Moore ka vazhduar të mbështetet fuqimisht nga Partia Republikane e Alabama dhe nga baza, pavarësisht akuzave dhe tërheqjes së mbështetjes nga shumë republikanë të zakonshëm. Vetëm në New Jersey, një shtet me prirje liberale, votuesit shprehnin pakënaqësi për sjelljen e Christie.

Megjithatë, të gjithë ne – pa marrë parasysh përkatësinë tonë partiake – do të dëmtohemi shumë nëse politikanët janë në gjendje të largohen pa pasoja nga korrupsioni, imoraliteti dhe abuzimi i pushtetit nëpërmjet etiketimit të burimeve të besueshme të mediave si lajme të rreme.

Kjo taktikë është duke paraqitur një kërcënim ekzistencial dhe sistematik për demokracinë tonë dhe ne duhet të bëjmë gjithshka të mundshme për të mbrojtur gazetarinë cilësore dhe në përgjithësi të promovojmë sjellje të sinqertë./History News Network – Marrë nga Lexo.al

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë