Akuzat në Kuvend, FSHF-Braçes: Mesazhe që na baltosin, do ankohemi në FIFA dhe UEFA

Akuzat në Kuvend, FSHF-Braçes: Mesazhe që na baltosin, do ankohemi në FIFA dhe UEFA

Foto ilustruese

Pak orë pas fjalës së kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili thirri sot në një interpelancë ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj për ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka reaguar edhe  institucioni që drejton futbollin në vend. Nëpërmjet një komunikate për shtyp FSHF, sqaron se një deptutet tifoz nuk mund të trembë me kërcënime një organizatë që funksionon sipas ligjeve.

FSHF si gjithmonë, ndjek me vemendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj. FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cënojnë standardet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika. Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduse, por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj. Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA. 

Thuhet në komunikatën e FSHF-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 11/10/2018 23:56

    Po normale, ankoheni te FIFA dhe UEFA qe kercenojne si perhere me perjashtim cdokend qe i kerkon llogari. Po a nuk ishin keto dy institucione qe brenda nje viti dolen me president te korruptuar?! Bande hajdutesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim

U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim