POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Akuzat për pergjime, arrestohet ne Poloni drejtori i shitjeve te smartphonëve Huawei

Përdorues të smartphone

POLONI- Një drejtori i shitjeve të gjigantit të telekomit kinez Huawei është arrestuar në Poloni me akuzën për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës kineze.Shërbimi policor i kundërzbulimit, Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABW), ka arrestuar një kinez Weijinga W. si dhe një ish- punonjës të ABW, polakun Piotr D.

Një zëdhënës i Huawei ka bërë të ditur se kompania është në dijeni për arrestimin por nuk e ka komentuar më gjatë. Huawei kohët e fundit arriti Apple si prodhues i dytë më i madh i smartphoneve në botë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar vazhdimisht Huawei duke e akuzuar për përgjuesat e spiunimit në telefonat e kompanisë së saj. Amerikanët së bashku me disa shtete perëndimore hedhin dyshime se drejtuesit e Huawei bashkëpunojnë me qeverinë kineze lidhur me përgjimet dhe spiunimet.

SHBA-të bashkë me aleatët e “Five Eyes’’, Kanadanë, Zelandën e Re, Australinë dhe Britania e Madhe ka ndaluar Huaëei të ndihmojë në ndërtimin e rrjeteve 5G.

a.k.
Komento