Akuzohet për falsifikim diplome dhe vjedhje në supermarket, jep dorëheqjen kryebashkiakja e Madridit/VD

Akuzohet për falsifikim diplome dhe vjedhje në supermarket, jep dorëheqjen kryebashkiakja e Madridit/VD

Kryebashkiakja e Madridit, Cristina Cifuentes

Kryebashkiakja e Madridit në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje supermarketi, vetëm pak javë pasi u akuzua se kishte falsifikuar diplomën e masterit. Cristina Cifuentes e dënoi si një sulm personal publikimin e një videoje të vitit 2011, që shfaqte atë teksa i dorëzonte disa sende të vjedhura në supermarket, një roje sigurie.

Pretendohet se në atë vjedhje, ajo kishte marrë pa paguar dy kuti kremi antiplakje që kushtonin 40 euro. Gjithashtu thuhet se 53-vjeçarja Cifuentes dorëzoi diplomën e masterit javën e kaluar, ku u zbulua se dy firmat e hedhura në dokument ishin falsifikuar.

Një figurë e shquar e Partisë Popullore të qendrës së djathtë në Spanjë, Cifuentes ishte vendosur nën presion për dorëheqje nga kundërshtarët opozitarë, për shkak të çështjes së diplomës.

Ajo tha gjatë një konference për shtyp të së mërkurës se, kishte planifikuar të njoftojë dorëheqjen javën e ardhshme, por kishte vendosur ta bënte më herët në kundërpërgjigje të akuzave më të fundit të ngritura ndaj saj.

Dorëheqja e saj është një goditje e rëndë për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është ndeshur me një seri skandalesh korrupsioni. Duke u dorëhequr, ajo shmangu një mocion mosbesimi, që sipas saj do ta shtinte Madridin nën kontrollin e të majtëve socialistë dhe partisë Podemos.

Rajoy tha se presidentja e qeverisë rajonale të Madridit ka bërë gjënë e duhur me dorëheqjen.

Videoja e Cifuentes u publikua nga faqja e internetit “OK Diario” këtë të mërkurë. Në kohën kur ndodhi vjedhja, ajo ishte numri dy i Asamblesë parlamentare të kryeqytetit. Megjithatë, më vonë ajo konfirmoi vërtetësinë e asaj videoje. Rajoni i Madridit ka një popullsi prej rreth 6.5 mln banorësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 25/04/2018 20:44

    Epo kjo eshte normale per ne Spanje,sepse ketu ne Shqiperi pa diploma i kemi patur 3 here minister e kryetare Bashkie dhe nuk ju hyre gjemb ne kembe. Do te thoni ju gazetaret kush eshte ky,pyeteni Lylzimin tjau tregoje se çfar diplome ka marre ne Hollande.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti