Alarm i kuq në Rusi, ka mbaruar birra

Alarm i kuq në Rusi, ka mbaruar birra

Foto ilustruese

Rusia ndez alarmin e kuq për mungesë birre, pijen e preferuar të tifozëve në këtë Kupë Bote.

Më shumë sesa për penalltinë e humbur nga Messi ndaj Islandës, apo për dëmtimin e mundshëm të Neymar, tifozët janë të shqetësuar për mungesë birre.

Siç raporton Reuters, furnizuesi rus i bën me dije se ekziston rreziku që fansat të mbeten thatë në Rusi në vazhdohet me këto ritme.

Në Moskë nuk ka mjaftueshëm birrë për të përballuar kërkesat e tifozëve gjatë kampionatit botëror.

Një kamarier rus për “Fox Sports” deklaroi: “ Ishim gati për këtë kompeticion kaq madhor, por nuk besonim se tifozët do të pinin vetëm birrë dhe asgjë tjetër. Të hënën përfunduan birrat dhe tani presim furnizimin, janë shumë persona nuk i përballojmë dot, duhen furnzime, për një evnet që sapo ka nisur” shtoi në fund kamarieri rus.Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)