Alarmi për pilulat e dobësimit, apeli i mjekëve: Ju çojnë drejt vdekjes

Alarmi për pilulat e dobësimit, apeli i mjekëve: Ju çojnë drejt vdekjes

Foto ilustruese

Të gjithë njerëzit kanë dëshirë të shihen në pasqyrë dhe të përballen me një pamje të freskët dhe natyrale, linja të dobëta dhe perfekte. Por si arrihet kjo gjë në rast se natyra të ka falur një organizëm që shëndoshet edhe kur pi ujë.

Shumica e femrave u drejtohen pilulave të dobësimit, që në shumicëne  rasteve blihen online dhe presin që ‘magjia’ të bëjë punën e saj. Pa llogaritur efektet anësore, shumë femra e rrisin dhe dozën e përdorimit të tyre. Prandaj në kuadër të rasteve të tilla që kanë përfudnuar me pasoja fatale mjekët kanë bërë një apel.

“Thuhet se, nëse substanca përdoret në dosa të vogla dhe me kujdes, është e sigurt, por në të vërtetë, Dnp është një substancë tmerrësisht helmuese. Nuk ekzistojnë antihelme për të dhe njerëzit mund të vdesin nëse përdorin produkte që përmbajnë Dnp edhe sikur të përdoren kurat më të mira,”- shprehet Kylie McArdie, toksikologe në klinikën dizintoksikuese të Sidnejt.

E njohur si ‘2,4 dinitrophenol’, apo shkurt: Dnp, gjendet në disa barna, i cili reklamohet si shkrirës yndyrash dhe ka shkaktuar sëmundje të rënda e në disa raste edhe vdekjen. Në vitin 2013 një djalë anglez 18-vjeçar vdiq, si pasojë e përdorimit të disa pilulave që përmbanin Dnp. Djali luante regbi, donte të humbiste peshë, por substanca i provokoi mbinxehje trupore.

Efektet e Dnp janë specifikuar më ekzaktësisht në një shënim të shpërndarë nga Departamenti i Shëndetësisë së Neë South Ëales, ku ndër të tjera shkruhet: ndalon magazinimin e energjisë si yndyrë, por duke e përhapur atë si nxehtësi dhe kështu rrit temperaturën e trupit duke dëmtuar qelizat e organeve si veshkat dhe truri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë