Albert Rohan: Pakoja e Ahtisaarit pengesë për rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi

Albert Rohan: Pakoja e Ahtisaarit pengesë për rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi

Albert Rohan dhe Thaci

Zv/emisari i OKB-së Albert Rohan që bashkë me Ahtisaarin në vitin 2007 përgatitën propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në një intervistë për ‘Der Standard’ është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Diplomati është shprehur se  kjo zgjidhje mund t’i interesojë Putinit, referuar ngjarjeve në Krime, ndërsa ka shtuar se paraqet logjikë fisnore mesjetare. Rohan thekson se ‘një nga parimet bazë të negociatave të Kosovës dhe Plani i Ahtisaarit ishte se nuk duhet të ketë bashkim me një shtet tjetër.

Sepse nacionalistët shqiptarë mund të kërkonin krijimin e Shqipërisë së Madhe. Prandaj, në parimet e përgjithshme të Planit të Ahtisarit sipas pikës 1.8: "Kosova nuk duhet të ketë ndonjë pretendim territorial ndaj një shteti tjetër dhe as të kërkojë bashkim me ndonjë shtet apo pjesë të një shteti" shprehet ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.



 

Lajmi i Albert Rohan te ‘Der Standard’

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë