Albin Kurti: Haradinaj të dorëhiqet, tre muaj pas ratifikimit asnjë lëvizje për korrigjimin e Demarkacionit

Albin Kurti: Haradinaj të dorëhiqet, tre muaj pas ratifikimit asnjë lëvizje për korrigjimin e Demarkacionit

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se edhe tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka asnjë lëvizje sa i përket korrigjimit sipas raportit të Shpejtim Bulliqit.

Kurti në një konferencë për media tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka heshtur këtë çështje dhe nuk po lëviz asgjë në këtë drejtim, ndonëse sipas Kurtit jo pak deputetë janë mashtruar nga premtimi se çështja e Demarkacionit do të korrigjohet.Lideri i VV tha se:

Kosova ndodhet në një situatë ku nuk mund të ketë demokraci, pasi ka qeveri të pakicës. Numri i partive në koalicionin qeverisës është dyfish më i madh se i deputetëve të partisë së kryeministrit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kurti tha se kanë kërkuar dorëheqjen e Haradinajt, i cili sipas tij çdo javë bën ndonjë skandal. Lideri i VV-së kërkoi nga Haradinaj që ta testojë në Kuvend qeverinë e tij me votëbesim. Lideri i VV tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe të lira, pasi nuk mund të funksionojë me një qeveri të pakicës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 06/07/2018 19:08

    Tentimi yt per te bere lider partiak e kombetar, ngjashem me tenti0met e Agim Veliu,Lutfes,V,Osmanit e me vone edhe Hotit e Abdixhikut, me pasues kryetaret e komunave ne Peje bile edhe ne Lypjan.Jane vetem tentime inatesh e zilish ndaj Hashim Thaçit, I cili qe perj fillimit kur ishte student e deri tash ne krye te shtetit, u fomua lider per dekada vitesh,Lideri, mire ju tha I,Deda, nuk krjohet per nje vit e dy e as pe nje dekade te zhvillimeve normale,por per shume vjet e mbi nje dekade.si Hashimi, t e cilin nga mosdurimi primitiv disa tentues lider, thone,pa njiohur as kushtetute e as parime politike, Kyatari i shtetit nuk paska autorzim te perfaqesoje shtetin e Tija,Kjo ehste anomalia me primitive e nje opozite urrejtese deri ne mosdurim nga mosnjohja e urrejtja.Vertet kete banalitet e degjojme tash sa kohe nga disa pretendent per lider.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon