ALBtelecom, kontribute për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”: Besoni tek vetja, ju presin gjëra të bukura

ALBtelecom, kontribute për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”: Besoni tek vetja, ju presin gjëra të bukura

Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës të ALBtelecom, Znj. Jonilda Filipi me fëmijë e Shtëpisë "Zyber Hallulli"

ALBtelecom gjatë këtij viti ka mbështetur afro 120 fëmijë të Shtëpive të Fëmijës në moshë shkollore me libra, internet dhe komunikim falas në të gjithë Shqipërinë. Pas Shkodrës dhe Sarandës, ndalesa e radhës ishte Shtëpia e Fëmijës në Tiranë “Zyber Hallulli”.

Fillimi i vitit të ri shkollor sjell shumë emocion dhe ëndrra të reja për çdo nxënës, prandaj ALBtelecom për të plotësuar sadopak dëshirat dhe nevojat e fëmijëvë në moshë shkolle të Shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, kontribuoi në plotësimin e nevojave për fillimin e vitit të ri shkollor për veshje. ALBtelecom si një ndër kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri që i kushton vëmendje dhe rëndësi të veçantë përgjegjësisë sociale, ofroi për këtë shtëpi fëmijësh edhe internet dhe komunikim falas për një vit.

Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës të ALBtelecom, Znj. Jonilda Filipi tha se qëllimi i kësaj fushate ishte ndërthurja e kontributit me libra për rritjen e aftësimit dhe edukimit të fëmijëve, por edhe internetit si një element që do të lehtësojë zhvillimin në fushën e teknologjisë.

“Dija dhe shkolla do ju ndihmojnë të keni një të ardhme sa më të mirë dhe të mund t’ia dilni mbanë, duke besuar fort te vetja, duke punuar çdo ditë për të arritur gjëra sa më të bukura në jetë.”- iu drejtua Znj. Filipi fëmijëve të pranishëm.

Për drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” znj. Adelina Albrahimi, dhuratat e ofruara nga ALBtelecom i bëjnë fëmijët të ndihen të lumtur dhe e mbylli fjalën e saj duke shtuar se:

“Ndihem shumë e gëzuar dhe gjej rastin t’ju falënderoj në emër të të gjithë fëmijëve për ardhjen tuaj sot këtu dhe për kontributin e vazhdueshëm social që kjo kompani ka dhënë për këtë shtëpi. Falë investimit të ALBtelecom ne kemi mundësi që të shijojmë kinemanë e rikonstruktuar disa vite më parë, ndërsa sot e nisim vitin shkollor shumë bukur, me plot dhurata nga ju.”

Kompania ALBtelecom do të vijojë të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen për fëmijët, duke treguar se fokusi i kësaj kompanie përtej teknologjisë vijon të jetë edhe edukimi i brezave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të