Aleati i Bashës, Duka te ‘5 Pyetjet’: Nëse zgjedhjet mbahen tani, opozita ka të njëjtin fat

TIRANE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv deklaroi se nëse tani do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme, opozita do të kishte të njëjtin fat, pra do të humbiste përballë Partisë Socialiste. Duka u shpreh se opozita nuk duhet të shqyrtojë idenë e djegies së mandatave, pasi nuk ka fituar betejat për zgjedhje të lira.

Çfarë do të arrijmë nëse do të djegim mandatet? Pasi nëse i djegim shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por a është gati opozita? Betejat kryesore për të cilat ajo ka luftuar, Reforma zgjedhore, zhbërjen e lidhjes së politikës me krimin, etj, nuk janë zgjidhur. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme në situatën që jemi opozita ka të njëjtin fat.

Agron Duka

Kreu i PAA tha se vijon që të jetë në koalicion me PD, ndërsa në shtator do të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale. Por a aspiron Duka që të kandidojë si kryebashkiak në Durrës?

Ne jemi në koalicion me PD. Duhet të kemi ndonjë bashki të lirë. Ndonjë bashki që ka më tepër lidhje me tematikën që merret PAA, të dorës së dytë. Kandidat në Durrës? Durrësi nuk është për PAA, është për PD. Durrësi është betejë e fortë shumë. Nëse ua ngarkojë ju? Do shohim. Në gjendjen aktuale që është sot, pa ndryshuar as kodin zgjedhor, më duket e pamundur të garosh në Durrës.

Agron Duka

Duke u ndalur te negociatat, Duka kërkoi që shumica dhe opozita të bashkëpunojnë që vitin tjetër të jenë plotësuar të gjitha kushtet.

Këta kanë ngelur në klasë, hajde të dy palët tani, pozitë –opozitë, që këta që ngelën ta kalojnë vitin që vjen.

Agron Duka

Ashtu si opozita, edhe Duka akuzoi qeverinë për kalimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa ka theksuar se buxheti i shtetit i ka aq para për ta rikonstruktuar, ndërsa godina e re të ndërtohej diku tjetër.

Unë mendoj që vetëm tjetërsimi i pronës me ligj të posaçëm të lë të dyshosh. Do të ishte më e arsyeshme të shpenzosh disa para për këtë vepër për ta rikonstruktuar dhe teatri i ri të bëhej në një vend tjetër. Ka shumë debate edhe brenda grupeve të interesit. Shumica duan ta ruajnë, por ka edhe artistë të tjerë që mendojnë se duhet ndërtuar një teatër i ri. Po kaloi në parlament shkelës ligji nuk ka. Nevoja për një ligj të posaçëm do të thotë se është antikushtetues. Shteti duhet të nxjerrë një sasi parash, pasi i ka aq sa për ta rikonstruktuar, pasi u takon brezave dhe kombit. PPP mund të përdoren por nuk mund të kthehen në metodë pune.

Agron Duka

Duka gjatë intervistës u ndal edhe të ata që opozita i cilëson oligarkë. Ai tha se këta njerëz kanë pasur favore edhe në kohën e PD, por jo si tani.

Këta njerëz kanë pasur favore edhe në kohën e PD, por jo si tani. Ata janë biznesmenë pragmatistë, por PD nuk i bëri ortakë, ndërsa këta tani po. Kjo ndikon te zgjedhjet. Ndikimi kryesor është lidhja e politikës me krimin, e dyta është kodi zgjedhor dhe e treta kjo.

Agron Duka

Megjithatë aleati i Bashës përveç kritikave ka edhe vlerësime për qeverinë.

Programi i 100 fshatrave është nismë pozitive. Vlerësoj se ka një qasje pozitive në zonat rurale, por si janë zgjedhur këta 100 fshatra? Përsa i përket turizmit, është bërë zero TVSH për operatorët turistikë, por mjedisi është skandal. Plehra të hedhura në rrugë kudo, infrastruktura lë për të dëshiruar. Por ka një atraksion nga të huajt drejt Shqipërisë edhe për shkak të publicitetit dhe përmirësimit. Kemi privatin që e ka rritur kualitetin e shërbimit, cilësinë e hoteleve. Çmimet, pavarësisht se ka zëra që po abuzohet, por nuk janë të krahasueshme me vendet si Kroacia apo Mali i Zi, në Shqipëri janë më të lira.  Ka një farë rritje të turizmit.

Agron Duka

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 17/07/2018 23:27

    Opordhita e ka MARE rrugen e m****t

    Përgjigju
  • Ardi: 16/07/2018 22:51

    Kjo qe po thot ky eshte si ato qe thot filozofi Ndoka: Kur bie shi laget toka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)