Alfred Frashëri, lamtumirë shkencëtari dhe pasionanti i Rilindjes kombëtare

Alfred Frashëri, lamtumirë shkencëtari dhe pasionanti i Rilindjes kombëtare

Alfred Frashëri

Tё shtunёn nё mёngjes, 7 korrik 2018, i shkruajta njё mesazh mikut tim, profesorit Alfred Frashёri. Pak minuta mё pas, nga New York-u i largёt, nje mik mё njoftoi humbjen e kёtij qytetari tё shquar tё kohёs sonё. E pabesueshme, mendova, por shpejt gjeta konfirmim  nga interneti.

Largimi nga kjo jetё i njё miku apo i njё njeriu tё dashur ashtё i pakthyeshёm. Ndoshta pёr kёtё arsye, tё tilla ngjarje na futin nё mendime dhe nё pikёpyetje tё cilave nuk ashtё e lehtё tu japёsh pёrgjigje. Sepse vetё jeta ashtё njё mister dhe njё kaos momenti historik qё  jetojmё. Nё rastin e Alfredit nuk ashtё vetёm ana afektive e humbjes sё njeriut, por edhe pyetja qё i drejtojmё vetёdijes sonё pёr tё kuptuar rolin e tij nё shoqёri, raportin me njerёzit qё e kanё rrethuar, respektuar dhe admiruar.

Alfredi ka qёnё tekniku dhe mё pas inxhinjeri i talentuar i teorisё dhe i zbatimit nё terren si gjeofizik i shkёlqyer. Lektor i gjeofizikёs, doktor dhe profesor, udhёheqёs shkencor i gjeologёve tё rinj qё u formuan nёn drejtimin e kёtij njeriu tё palodhur. Nё 46 vite si profesor nё fakultetin e gjeologjisё dhe mё pas, ai u bё njё nga figurat kryesore tё shkencave gjeologjike nё pёrgjithёsi dhe tё gjeofizikёs nё veçanti. I konsiderueshёm ishte kontributi i tij pёr modernizimin e gjeofizikёs pёrmes informatizimit dhe matematizimit tё saj, pa folur pёr botimet shkencore tё panumërta brenda dhe jashtё vendit. Nё kёtё fushё ai ka pёrfaqёsuar me kompetencё dhe integritet moral tё lartё shkencёn gjeofizike shqiptare nё forume ndёrkombёtare me referate tё shumta.

Shkenca, pёr profesorin tonё tё nderuar, nuk ishte aspak e shkёputur nga dashuria qё ai kishte pёr vendin e tij. Ai gjente forcёn dhe vendosmёrinё pёr tё kryer studimet gjeofizike tё tokёs shqiptare nё dashurinё qё kishte pёr atdheun. Me rastin e 100 vjetorit tё Pavarёsisё Alfredi mё dhuroi veprёn e tij tё fundit mbi gjeomonumentet qe tregojnё historinё e truallit shqiptar. Kёtё vepёr tё rёndёsishme dhe shumё interesante ai ia kushton vendit tё tij me fjalёt: “Shqipёrisё, Atdheut tim ia pёrkushtoj kёtё libёr me shumё dashuri nё 100 vjetorin e Pavarёsisё.”

Kjo vepёr pёrveç aspeketeve gjeofizike qё shtjellon, jep mjaft tё dhёna historike pёr vendbanime nё afёrsi tё rajoneve gjeologjike qё ai analizon. Pra kjo vepёr dёshmon qё profesor Alfredi ishte mbi tё gjitha njё Njeri me ndjenja tё thella atdhedashurie dhe kёto ndjenja nuk ishin njё botё e shkёputur nga veprimtaria e tij si shkencёtar i mirёfilltё. Pikёrisht nё kёtё kuptim mendoj qё Alfred Frashёri duhet konsideruar njё Qytetar i shquar i shoqёrisё pёr veprёn dhe jetёn e tij tё vyer qё i kushtoi atdheut deri nё frymёn e fundit. Pёrvoja, pёrpjekjet dhe idetё konkrete tё tij pёr demokratizimin e vendit e gjenin forcёn dhe koherencёn nё patriotizmin e kёtij Njeriu kokёulur por tё vendosur e tё palodhur pёr pikёpamjet e tija demokratike.

Nё 10 vitet e fundit tё jetёs, profesori, bashkё me historianin Kastriot Bezati dhe pёrmetarin patriot Tomor Kotorri, iu pёrkushtua studimit tё Rilindjes Kombёtare. Ata kanё organizuar konferencat vjetore tё ditёs naimjane, 25 maj, me rastin e ditёlindjes sё Naim Frashёrit. Kёto konferenca me pjesёmarrjen e studjuesve tё talentuar tё Rilindjes kombёtare, profesorё e akademikё tё shquar, kanё thelluar kuptimin e mesazheve qё Rilindja Kombёtare i shpreh kohёs sonё nё udhёn e vёshtirё tё demokratizimit tё shoqёrisё. 

Ata kanё punuar me vetmohim e sakrifica duke superuar  indiferencёn e klasёs politike ndaj problemeve kulturore kombёtare. E kam fjalёn pёr kulturёn nё pёrgjithёsi, pёr humanizmin shqiptar dhe Rilindjen Kombёtare nё veçanti. Ashtё kultura ajo qё i jep njё pёrmbajtje tё qartё identitetit kombёtar,  me tё cilin lidhen idealet e kombit pёr tё ardhmen. Profesor Alfred Frashёri e kish tё qartё qё pa kuptuar tё kaluarёn nuk ka kuptim dhe as mundёsi tё konceptohet e ardhmja. A ashtё e mundur tё konceptohet e tё ndёrtohet njё godinё pa njё themel tё shёndoshё? A e mendojmё se si mund tё jetё ekzistenca, jeta e njё njeriu qё nuk ka asnjё njohuri pёr prindёrit e tij, nga janё e çfarё ishin? Kjo e vёrtetё çfaqet nё realitetin e sotёm shqiptar nё forma dramatike sepse shpesh herё ajo braktiset ose nuk kuptohet nga klasa politike. Kjo braktisje dhe indiferencё komprometon tё ardhmen e brezit tё e ri.    

Realiteti i sotёm dhe problemet aktuale qё rrjedhin prej tij kanё nevojё pёr njerёzit e kulturёs e tё shkencёs, pёr tё rinjtё dhe qytetarёt qё e kuptojnё kёtё realitet. Kam parasysh vetёdijen e qytetarit pёr detyrat delikate qё kombi duhet tё pёrballojё nё kёtё fazё jetike pёr tё ardhmen e kombit. Pikёrisht nё kёtё kuptim shohim shumё intelektualё indiferentё ndaj problemeve tё kulturёs kombёtare. Nga ana tjetёr nuk mungojnё intelektualёt patriotё qё i pёrkushtohen tёrёsisht e me pasion tё madh problemit tё kulturёs kombёtare.

Kam parasysh njohjen e traditave historike e kulturore me nё krye humanizmin shqiptar tё shekujve XV – XVII si dhe tё Rilindjes Kombёtare.   Qytetari Alfred Frashёri nё tё gjithё jetёn krijuese tё tij e ka ngritur zёrin, ka organizuar e punuar pёr studimet nё kёtё fushё pa u lodhur e me pёrkushtim tё veçantё. Janё tё tijat disa peticione apo kёrkesa drejtuar qeverisё shqiptare qё tё mos braktisi vatrat e patriotizmit e tё kulturёs kombёtare sikundёr janё  muzetё ne Frashёr, nё Shkodёr, Korçё e gjithkund patriotёt shqiptarё kanё shkruar e luftuar. Ai u pёrpoq tё studjojё e tё kuptojё thelbin e mendimit politik tё Samiut e Abdyl Frashёrit deri edhe tё Mehdi Frashёrit.

Profesori ynё i nderuar kishte entuziazmin e njё tё riu dhe besimin qё kombi do e gjejё veten dhe tё ardhmen e tij nё traditat kulturore mё tё mira tё historisё kombёtare. Nё thelb ai dha njё model tё pёrkryer tё impenjimit tё intelektualit patriot nё jetёn e vendit. Kjo ka njё rёndёsi jetike per  shoqёrinё, sepse ashtё pikёrisht qёndrimi i botёs sё kulturёs e tё shkencёs, pikёpamja dhe idealet e kёtij universi qё vigjёlojnё me sy  kritik ecurinё e politikёs nё pajtim ose jo me idealet e kombit. Pikёrisht nё ketё kuptim e konsiderova mikun tone dhe profesorin Alfred Frashёri si njё Qytetar tё Madh tё kombit nё kёtё periudhё delikate tё trasformimit nga njё regjim totalitar drejt nje demokracie tё tipit perёndimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €