Përgjimi misterioz i Xhafajt/Alibeaj: E realizoi një gazetar! Bollino: Ja ku gënjen 'dëshmitari X'

Përgjimi misterioz i Xhafajt/Alibeaj: E realizoi një gazetar! Bollino: Ja ku gënjen 'dëshmitari X'

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe gazetari Carlo Bolino

Në emisionin "Të Pakspozuarit" deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, në replikë me gazetarin Carlo Bollino, u shpreh se video ku pretendohet se është regjistruar Agron Xhafaj, është realizuar nga një gazetar dhe ka qenë ky i fundit ai që e ka dorëzuar në selinë e PD materialin audio dhe video.

Sipas tij, gazetari e ka dorëzuar në selinë blu për shkak se institucionet si Prokuroria dhe Policia nuk kanë besueshmëri dhe kontrollohen nga kryeministri Edi Rama.

Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima. Ky material është sjellë në PD. Këtë duhet ta bënte Prokuroria, por cila Prokurori? Me Arta Markun? Donika Prelën? Sot shteti është angazhuar si të mbrojmë Agron Geron Xhafën. Fatmir Xhafaj shkon dhe fut në burg dëshmitarin. 

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj  

Gazetari Bollino: 'Dëshmitari X', kontradiktor, ja ku gënjeu
Nga ana tjetër, gazetari Carlo Bollino tha se Albert Veliu ka dhënë dëshmi kontradiktore për motivin e arrestimit, dënimin dhe vitin e ndalimit nga autoritetet italiane, thjesht e vetëm për të atakuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.   

Zoti Albert Veliu ka folur gjatë për historinë personale, që kemi verifikuar se nuk ishte e saktë. Ai ka treguar që ai është arrestuar në vitin 2005, por ai është arrestuar në vitin 2009. Kjo ndryshon lidhjen me zotin Xhafaj.
Ai është kapur në vitin 2009 me heroinë dhe jo kokainë dhe është dënuar me 5 vjet dhe jo 15 vjet. Përse gënjen për elemente kaq banale? Unë dyshoj që ai mund të gënjejë dhe për element të tjera.

Si e shpjegon ai inatin ndaj zotit Xhafaj? Se ai tha me gjithë bashkëpunimin që kemi patur, nuk më ka sjellë as cigare në burg. Ka gjëra që nuk shkojnë, nuk përputhen me logjikën. Nëse dëshmitari gënjen në një pikë mund të gënjejë edhe për gjëra të tjera.

Carlo Bollino, gazetar

Sipas Bolinos, një tjetër problem në dëshminë e Veliut, lidhet edhe me 20 kg marijuanë të cilat ai i kishte blerë me para borxh, ndërsa me këtë dëshmi provon implikimin e tij në trafikun e drogës.

Ai tha unë bleva 20 kg marijuanë me borxh, për të treguar që është trafikantë. Por pastaj tha nuk kisha ndërmend të bëja trafik, por doja të zbuloja sa trafikant është Agron Xhafaj. Kur ju ka dorëzuar përgjimet, këto 20 kg marijuanë ku janë? Në Shqipëri arrestohen njerëzit për 20 gram, këtu kemi një dëshmitar që pranon se ka marrë 20 kg marijuanë. Përse s'e keni dorëzuar në Prokurori?

Carlo Bollino, gazetar

 

Edhe analisti i emisionit “Të Paekspozuarit”, Andi Bushati hodhi dyshime mbi rolin e Dëshmitarit X:

Publiku është futur në kurth mes dy të vërtetave, nga një anë PD dhe nga një anë PS. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një skenar i mirëpërgatitur nga Partia Demokratike, pra është një gjë e mirëmenduar. Ka disa pika të errta te ajo dëshmi që më bën të jem dyshues. Fakti që duket qartë që dëshmia është dhënë në PD dhe thotë përgjimi nuk është i imi, por dyshimet janë që përgjimi është i këtij. Dëshmia e tij hedh dyshime që mund të kemi një përgatitje politike si aksion. Ka disa pikpyetje që më shumë ai portretizohet si një dëshmitar politik sesa një dëshmitar që kërkon drejtësi.

Andi Bushati, gazetar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
'Xhafaj', Carlo Bollino: 'Dëshmitari X', Albert Veliu largoi familjen nga Vlora

Botuesi dhe gazetari Carlo Bollino, deklaroi në “Të Paekspozuarit”, se familja e "dëshmitarit X" të PD, Albert Veliu është larguar nga Vlora që para disa ditësh.

Gazetarët e Report Tv kanë mbërritur në shtëpinë e dëshmitarit, por aty nuk ka pasur njeri, ndërsa fqinjët janë shprehur se e gjithë familja ka disa ditë që është larguar nga lagjia.

Familja e Albertit ka disa ditë që ka ikur, nuk është në Vlorë. Familjarët e këtij Albert Veliut janë larguar nga shtëpia. Këtë ma kanë thënë gazetarët e mi të cilët kanë shkuar në shtëpinë e tij për intervistë. Edhe njerëzit e lagjes kanë thënë se këtu nuk ka njeri, është vetëm Alberti, por edhe ai ka dy ditë pa ardhur.

Carlo Bollino, Gazetar

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale Bixhozxhiu: 18/05/2018 11:28

    Véllai Bandit I ENKELEJD ALIBEAJ Krimit èshté arrestuar né Gjermani pér GRABITJE me Dhuné. ALIBEAJ nuk éshté mè I ndershém apo mè I mirè se BABOLJA e VLORÈS , qè fèlliqi Qytetin me Injorantèt dhe KRIMINELÈT e PD Kokainès ! Babale + PD +Dashi HAVASÈ = KRIM , DROGÈ , TRADHÈTI ,Banditëri , GRABITJE , VJEDHJE , MASKARALLIK .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/05/2018 10:58

    Kur meret me kesi njerzish trapa edhe parti demokratike eshte kthyer ne Parti vari trapin.

    Përgjigju
  • Faik: 18/05/2018 10:56

    RESPEKTE për CARLO BOLLINON që e kapi "MAT" ALIBEUN e PD KRIMIT 5-6 herë dje, dhe ALIBEU PAPAGALL , që i ngjan shumë BABALES nga Surrati , nuk pushonte së Gënjyeri , edhe pse CARLO BOLLINO e kapi me FAKTE të PaKundërshtueshme! CARLO BOLLINO SUPER GAZETAR !!! Të FALENDEROJ CARLO sepse je Shembulli më i mirë për GAZETARUCËT Shqiptarë , por sidomos anal-istët e TELEVIZIONEVE .

    Përgjigju
  • Delinquenti: 18/05/2018 06:16

    PD e ka në terezi gjeti këtë trapin me e përdor simas qejfit për punët e veta si gjithmonë të pista mirë të ja boje po ky që e hongri duket se sa TRAFIKANT paska qene një tjetër fakt ky paska bo trafik droge o klandestinesh që në 93-shin PD thotë që drogat dolën me ardhjen e PS në pushtet "Lazaratin e boni PS" hajde PD hajde si gjithmonë BLLOF ME NJË NDRYSHIM KËTË RRADH NUK ËSHTË SALA PO ZARET E SALES HA HA HA

    Përgjigju
  • Sula: 17/05/2018 23:16

    Tani qe u arrestua mashtruesi X , Alibeja fillon findet , duke thene se pergjimin e beri gazetari , dhe e morem ne ,qe jemi te besyeshem se prokuroria dhe pllicia qe e ka Rama . Jo or mashtrues, do japesh llogari ti me te tjeret , se ke cenuar sigurine kombetare ,me qellim kaosi politik ne vend me mashtrime . E verteta do dale ,po e moret ne qafe dhe kete mashtrues fukarane . Para drejtesise si Ceco, se mbahesh per ekspert juristprudence ti

    Përgjigju
  • bledi: 17/05/2018 22:29

    hahahahhahah dun te distancohen hahahah a mer krymaaaaa krymaaaa jeni

    Përgjigju
    • SOPOT: 18/05/2018 08:26

      PO kY Alibehaj pse nuk flet per vellane e tij qe eshte denuar per vrasje ne Gjermani.Apo ben ato skenat ne studio televizive si "aktor" a thua se ky e ka shpikur drejtesine.

    • Be Real: 18/05/2018 01:16

      Babalja pa breke ne b.the fton per dreke te lokali Toto qorrit "kryemafiozin". Ky e takon dhe i paguan edhe kafen se kishte respekt per Babalen. Qe ketu fillon dhe mbaron kjo histori, nuk kishte nevoje fare per vazhdim dhe per deshmine e "sinqerte" te Babales. Nuk besoj se ka njeri qe e ha kete shpifje kaq banale sa as si barcalete nuk e tregon dot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'