Alibeaj: Fondin për ish të përndjekurit, Rama e jep për koncesione e luks

Përmes një deklarate nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po godet ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet. 

Nga selia blu, Alibeaj tha se për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.

Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij. Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë. Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj

Sipas tij, paratë që iu takonin të ish-përndjekurve dhe ish të dënuarve politikë, Rama i ka vënë në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve për miqtë e familjarët e tij.

Qeveria nuk mund të justifikohet për mungesë fondesh sepse Qeveria jep PPP pa fund dhe tenderime korruptive ndaj klienteles se saj të oligarkëve. Vetem 2 agjenci qeveritare – AKU dhe AKT, kanë shpenzuar 188 milionë lekë nga buxheti i shtetit vetëm për 2 limuzina luksoze. Gjatë vitit 2018-të, qeveria Rama ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për qeveritarët. Ndërkohë që prej vitit 2014 vlera e shpenzimeve të luksit kap shifrën marramendëse të 61.2 milionë eurove. Pa folur këtu për shpenzimet e udhëtimeve me charter “të sponsorizuara” nga klientela oligarkike. Ndërkohë që Qeveria e Rilindjes e ka harruar shpërblimin e të përndjekurve politike pasi shpenzimet për ta janë në nivele minimale: në 7 muaj të vitit 2018 janë paguar vetëm 2.2 milionë dollarë ose rreth 5 herë më pak nga planifikimi 7 mujor. Kjo vlerë është pothuajse 6 herë më e ulët se sa pagesat faktike të kryera në janar-korrik 2017.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin