AMA ndalon reklamën e UET:
Përçmon sistemin arsimor publik

AMA ndalon reklamën e UET:<br />Përçmon sistemin arsimor publik
Në këtë sezon, vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri universitar në media janë vënë re edhe reklamat e realizuara nga Universitetet Private.

Në një njoftim për mediat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, bën me dije se ka evidentuar në 24 orët e fundit transmetimin e një reklame televizive mbi aktivitetin e Universitetit Europian të Tiranës, për pranimet e reja në këtë vit akademik studimor.
 
AMA kërkon që operatorët audiovizivë të ndërpresin menjëherë transmetimin e kësaj reklame e cila sipas saj ka haptazi natyrë të pandershme tregtare për shkak të krahasimit me institucione të tjera të identifikuara. Sipas saj përçmohet sistemi arsimor publik në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi i AMA
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka evidentuar në 24 orët e fundit transmetimin e një reklame televizive mbi aktivitetin e Universitetit Europian të Tiranës, për pranimet e reja në këtë vit akademik studimor.
 
Përmbajtja e reklamës haptazi cënon të drejtat e konsumatoreve, duke iu dhënë atyre informacion për këtë subjekt arsimor privat dhe njëkohësisht duke përçmuar sistemin arsimor publik të Republikës së Shqiperisë.

AMA iu kërkon operatoreve audiovizive të ndërpresin menjëherë transmetimin e kësaj reklame, që ka haptazi natyrë të pandershme tregtare për shkak të krahasimit me institucione të tjera të identifikuara.
 
AMA kërkon dhe nga Autoriteti i Konkurrencës dhe nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve që ta shqyrtojnë këtë rast për përputhshmërinë ligjore.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë