AMA sqaron procesin e dixhitalizimit për Tiranën dhe Durrësin: Ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët

AMA sqaron procesin e dixhitalizimit për Tiranën dhe Durrësin: Ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët

Autoriteti i Mediave Audiovizive nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta pas problemit dhe konfuzionit që u krijua me fikjen e sistemit analog dhe kalimit në dixhital në datë 10 shtator, por që u rindez dhe u shty për në 15 janar të 2019 sqaron procedurat që duhet të ndjekin qytetarët që të mos përsëritet edhe vitin tjetër e njëjta situatë. 

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetimet televizive përmes teknologjisë analoge, pas datës 15 janar 2019 duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.  

AMA thekson se do të vijojë me fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve me qëllim që kalimi në transmetimet digjitale në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të realizohet me sukses brenda dates 15 Janar 2019.

SQARIMI I AMA-s
- Me fillimin e transmetimeve digjitale banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit kanë mundësi të ndjekin 34 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2;

- Të gjithë televizorët pavarësisht nga viti i prodhimit apo marka, përshtaten me dekoderat (DVB-T2) që gjenden në shitje;

- Nga qeveria janë shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.Të gjithë këta dekodera marrin falas, pa pagesë, 34 kanale;

- Fushata për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për procesin e digjitalizimit, zhvillohet prej rreth dy viteve, duke u konsideruar fushata me kohëzgjatje më të madhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

- Janë realizuar rreth 300 emisione me pjesëmarrjen e specialistëve të AMA-s, por dhe ekspertëve të fushës, shoqëruar me transmetimin periodik të spoteve shpjeguese të dedikuara për fushatën e ndërgjegjësimit dhe informimit në mediat në televizione dhe radio;

- Teknologjia që po aplikohet DVB-T2 është përcaktuar në Strategjisë Kombëtare për Digjitalizimin në vitin 2012, gjithashtu sanksionuar edhe në Ligjin Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

- Kostot e kalimit në transmetime numerike për operatorët lokalë do të mbulohen nga shteti gjatë vitit të parë. Kjo sanksionuar me Ligjin Nr. 34/2017 “Për lirimin e frekuencave të Dixhital Dividentit”, i ndryshuar;

- AMA, në vitin 2015, ka ulur tarifën për operatorët lokalë rajonalë që mbështeten në rrjetin e operatorit publik, nga 5760 euro/muaj që ishte projektuar nga bordi i mëparashëm i AMA-s, në rreth 2150 euro/muaj;

- AMA, ka fondin e garantuar nga qeveria shqiptare, për fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për këtë proces deri në fund të vitit 2018. Ky fond do të përdoret për të ripërshtatur reklamat, në bazë të problematikave të hasura gjatë kalimit të transmetimeve audiovizive në qarkun e Tiranës dhe Durrësit;

- AMA do të vijojë me fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve me qëllim që kalimi në transmetimet digjitale në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të realizohet me sukses brenda dates 15 Janar 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 13/09/2018 14:30

    Po te besh nje kerkim te thjeshte ne internet ne lidhje me DVB-T2 del qe Franca dhe Italia kane vitin limit 2022 dhe 2023. Meqe ne perparojme ne teknollogji, a mos ka ndonje lidhje me shitjen e aparateve. Shumica e shqiptare i kane blere tv e rinj nga 2010- 2015. Keta jane dvb-t. Nuk kam degjuar njeri tia bej kete puetje Ama-s.

    Përgjigju
  • Erjon: 13/09/2018 14:02

    Perse transmetimet dixhitale nuk ofrohen ne standartin T1 per kanalet kombetare dhe lokale pa pagese sic ishin deri me dje (aktualisht te shuara)? Shume vende ne EU vazhdojne ta aplikojne kete standart transmetimi. Pjesa me e madhe e aparateve televizive qe jane shitur ne shqiperi midis viteve 2009-2016 e kane dekoderin e inkorporuar T1, dhe perbejne mbi 85% te aparateve televizive te blera dhe disponuara nga konsumatori. E njejta gje vlen edhe per dekoderat e blere nga konsumatori nga operatoret e sherbimeve me pagese si digitalb e tring gjate ketyre viteve (perjashto IPTV). Perse nuk behet studim tregu kur aplikohen keto standarte, ne menyre qe te favorizohet konsumatori si ne cdo vend te EU? Keto jane te gjitha pyetje qe nuk kane marre ndonjehere pergjigje. Me ben te paragjykoj procesin si nje afere te paster korrupsioni dhe biznesi. Dhe nje pyetje e fundit, perse me zgjatjen e afatit deri ne Janar, jane riaktivizuar vetem kanalet analoge te bandes UHF?

    Përgjigju
  • Dicitalb: 13/09/2018 13:30

    Mire sistemin analog e vute, po sinnjalin HD pse e keni hequr apo e beni si monizmi qe vinte zhurmus mos te kapnin stacione te huaja per deri sa paguajn RTSh skeni te drejte te bllokoni sinjalet. Intresat shikon dicitalb qe i merr stacionet pa pages dhe ja u shet qytetarve, ne europe jane te lira dhe pa dekoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë